Aktualitet17 Maj 2018, 11:23

Ndërron jetën i riu në komisariatin e Korçës (Dyshimet)

Shkruar nga Pamfleti

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në dhomat e sigurisë në Komisariatin e policisë së Korçës, ku një 27-vjeçar ka ndërruar jetë.

Burime nga policia bëjnë të ditur se viktima është shtetasi Enea Ftoj, 27 vjeç, banues në Korçë, i arrestuar në datë 14.05.2018, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Nga kqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga informacionet paraprake dyshohet se viktima, ka qenë përdorues i lëndëve narkotike.

Njoftimi i policisë:

Korçë Informacion paraprak.

Më datë 17.05.2018, jemi njoftuar se në dhomat e sigurisë në Komisariatin e Policisë Korçë, ka vdekur shtetasi Enea Ftoj, 27 vjeç, banues në Korçë, i arrestuar në datë 14.05.2018, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Nga kqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga informacionet paraprake dyshohet se viktima, ka qenë përdorues i lëndëve narkotike. U ngrit grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit, për të përcaktuar shkaqet e vdekjes, si edhe për të kryer veprimet e nevojshme proceduriale.

codramol
smile

Aktualitet