
‘Ndërrove një Rolex me një Casio’, firma e orave reagon ndaj këngës së Shakirës: Bateria e tyre zgjat më shumë se lidhja jote me Pique
Në reagimin e tij të parë ndaj këngës diss të Shakira-s, Pique iu referua tekstit të saj për orën Casio. Ndërsa ishte live në Twitch për një lojë të Kings League, ai njoftoi se grupi tani ka një partneritet me Casio. “Ne kemi arritur një marrëveshje me Casio,” tha Pique. “Ne kemi arritur një marrëveshje me Casio për Kings Leagye”. Kur u pyet nëse po bënte shaka, Pique shtoi: “Unë jam serioz. Unë kam një të tillë këtu.” Më pas ai nxori një kuti me një orë Casio brenda.
Djemtë që ishin me Piqué gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë pyetën pse hynë në një partneritet me Casio. Futbollisti argjentinas Sergio Agüero, i cili njihet edhe si Kun, tha me plotë gojë: “Për shkak të këngës së Shakirës”.
Nga ana tjetër, vetë marka e orës Casio ka reaguar ndaj këngës së Shakirës, duke shkruar: Në mbrojtje të orëve tona Casio, bateria e tyre zgjat më shumë se marrëdhënia e Pique-s me Shakirën. /Pamfleti