Kosova 9 Gusht 2022, 10:44

· Prishtine

Shkruar nga Pamfleti
· Prishtine

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka njoftuar se në koordinim dhe bashkëpunim  me Drejtorinë e Krimeve të Rënda (DKR) në Prishtinë, Inspektoratin e Ministrisë së Mjedisit, Departamentin e Mbrojtjes së Mjedisit, Inspektoratin e komunës, Drejtorinë e Parkut Kombëtar “Sharri” dhe Agjencinë Kadastrale të Kosovës, edhe sot, janë duke realizuar një inspektim në zonën e Brezovicës, që është vazhdimësi e aksioneve të mëhershme lidhur me rastin “Brezovica”.

Qëllimi i këtij inspektimi, sipas prokurorisë, është identifikimi i ndërtimit të të gjitha objekteve në zonat e mbrojtura të parkut kombëtar se në cilat zona janë ndërtuar ato, a posedojnë leje ndërtimore dhe të njëjtat a janë në pajtim me ligjin.

Kujtojmë se prokuroria ka kryer aksione të tilla edhe dy herë të tjera brenda shtatë ditësh. Njëra nga to u zhvillua dje dhe tjetra më 4 gusht.

Prishtine