Aktualitet18 Shtator 2018, 13:46

Ndërtimi i parkut fotovoltaik në Akërni, dorëzohen 6 oferta, interesim shfaqin investitorët nga SHBA dhe Europa

Shkruar nga Pamfleti
Ndërtimi i parkut fotovoltaik në Akërni, dorëzohen 6 oferta,

Procedura për dhënien e parkut më të madh fotovoltaik në Ballkan u hap në fillim të gushtit dhe pritet që investimi të jetë rreth 70 milionë euro. Si risi në këtë lloj procedure është zgjedhur formula për ndërtimin e kapaciteteve të tjera shtesë nga 20 MW deri në 50 MW, të cilat nuk do të jenë pjesë e Masave Mbështetëse, por të cilat janë lirisht të tregtueshme në tregun e lirë, gjë që do t’i hapë rrugë krijimit të tregut të energjisë elektrike dhe Bursës Shqiptare të Energjisë.

Ky projekt për nxitjen e përdorimit të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme të diellit vjen me qëllim arritjen e objektivit kombëtar të energjisë së rinovueshme në konsumin e energjisë, në masën 38%, objektiv ky i vendosur në kuadër të Traktatit të Komunitetit të Energjisë, si dhe në përputhje edhe me politikat e qeverisë shqiptare për incentivimin e burimeve të rinovueshme të energjisë.

Në hartimin e kësaj procedure, MIE është bazuar kryesisht në praktikat e procedurave ndërkombëtare të zhvilluara në këtë fushë, si dhe në Udhëzuesin “Mbi procedurat konkurruese dhe mbështetjen e burimeve të rinovueshme të energjisë”, të miratuar në mars të vitit 2018, nga Komuniteti i Energjisë dhe Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në bashkëpunim me IRENA (International Reneëable Energy Agency).

Vendndodhja e objektit të procedurës konkurruese është përzgjedhur në Akërni të Bashkisë së Vlorës, Zona Kadastrale ZK.1007, e cila është një nga zonat më të favorshme me rrezatim më të lartë diellor dhe eficencë më të lartë të prodhimit të energjisë elektrike nga impiantet diellore e cila ka një potencial të energjisë diellore prej më shumë se 1600 kËh/m².

Kohëzgjatja e Marrëveshjes së Projektit do të jetë 30 vjet dhe si pjesë e masave mbështetëse, Marrëveshja e Blerjes së Energjisë do të nënshkruhet për kapacitetin 50 MË për një kohëzgjatje 15 vjet./Monitor

Aktualitet investorët nga SHBA dhe Europa parku i Akërnisë