Aktualitet 3 Prill 2022, 11:23

“Ndërtoi pallat me paratë e drogës”, Prokuroria e Fierit kërkon sekuestrimin e pasurive të Arben Gropës

Shkruar nga Pamfleti
“Ndërtoi pallat me paratë e drogës”, Prokuroria e

Prokuroria e Fierit ka kërkuar sekuestrimin e disa pasurive me vlerë 800 mijë euro, pasi dyshohet ejani vënë nga veprimtari kriminale. Bëhet fjalë për pasuri në pronë si të Vangjel Zijaj (Arben Gropa), i cili rezulton i dënuar në Itali.

Prokuroria thotë se Gropa ka ndërtuar një pallat 6-katësh që nuk e justifikon me pasuri të ligjshme. Vlera e pallatit është 800 mijë euro dhe apartamentet i janë shitur të tretëve. Ndaj prokuroria kërkon sekuestrim të pasurive të tjera me vlerë ekuivalente.

Gropa është një emër i njohur. Në Itali ai është dënuar me 29 vite burg për trafikim të narkotikëve. Pronari tavernës “Pelikani” në Fier u arrestua në shkurt 2014, bazuar në një urdhër arresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet italiane. Por gjykata e Vlorës e liroi derisa u arrestua më pas dhe u ekstradua në Itali.

Njoftimi i Prokurorisë Fier

Me vendimin nr.103 datë 10.03.2022, pranohen konkluzionet e prokurorit dhe Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka vendosur përfundimisht:

Nga aktet e procedimit penal rezulton se, shtetasi  Vangjel Zijaj (Arben Gropa) është dënuar nga autoritetet italiane të drejtësisë me 29 vjet, 05 muaj e 27 dite burgim, për veprat penale në fushën e narkotikëve, nxitje, shfrytëzim e favorizim prostitucioni të kryera nga organizata kriminale. Ndërsa shtetasi Romerto Gropa (Kristjan Gropa) është dënuar nga Gjykata e Apelit të Brukselit për ekzekutimin e vendimit për veprën penale të prostitucionit.

Lidhur me pasurinë e konfiskuar rezulton se, shtetasi Vangjel Zijaj (Arben Gropa) ka ndërtuar një objekt 6 katësh+shtesë e një kati në proces legalizimi në qytetin e Fierit, ku apartamentet janë tjetërsuar nga i pandehuri në formën e kontratave të shitblerjes tek persona të tretë pas vitit 2002, pikërisht pas kryerjes së veprës penale të trafikimit të lëndëve narkotike dhe shfrytëzimit të prostitucionit nga organizata kriminale në shtetin italian për të cilat është dënuar. Sipas aktit të ekspertimit vlerësues vlera e objektit ka rezultuar 800.000 euro. Duke qenë se kjo pasuri konsiderohet produkt i veprës penale dhe nuk justifikohet me ndonjë pasuri tjetër të ligjshme të të pandehurit dhe familjarëve të tij, në përfundim të gjykimit është kërkuar konfiksimi i vlerës ekuivalente të kësaj pasurie ne pasuri të tjera të ligjshme të të pandehurit.

Aktualitet #Arben Gropa Fier pasuri