Sport20 Korrik 2022, 18:35

Ndeshja kundër Vllaznisë në turin e dytë të Ligës së Konferencës, kundërshtari i ekipit kuqeblu mbërrin në Shkodër (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Ndeshja kundër Vllaznisë në turin e dytë të Ligës

Ndeshja kundër Vllaznisë në turin e dytë të Ligës së Konferencës, kundërshtari i ekipit kuqeblu mbërrin në Shkodër (Video)

Universitatea Craiova, kundërshtari i Vllaznisë në turin e dytë në Ligën e Konferencës, kanë mbërritur ditën e sotme në qytetin e Shkodrës. Ekipi rumun ka arritur për të bërë akomodimin dhe të përgatitet për sfidën e nesërme që zhvillohet në orën 21:00 në “Loro Boriçi”. Craiova pritet të zhvillojë sot një seancë të lehtë stërvitore në stadiumin e Shkodrës.

Vllaznia do zhvillojë ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë të kualifikueseve të Conference League, ditën e enjte ora 21:00 në stadiumin “Loro Boriçi”. Një përballje që pritet me shumë interes nga tifozët shkodranë.

Sport Liga e Konferencës Universitatea Craiova Vllaznia