Sport24 Prill 2018, 21:57

Ndeshje e cmendur në “Anfield” dhe fitore angleze 5-2/ Mohamed Salah “vret” Romën, italianët zgjohen nga gjumi në 10

Shkruar nga Pamfleti

Ndeshje e cmendur në “Anfield” dhe fitore angleze 5-2/ Mohamed Salah “vret” Romën, italianët zgjohen nga gjumi në 10 minutat e fundit (video, fotot)

Një ndeshje e madhe u zhvillua sot në “Anfield Road”, ku Liverpuli mundi Romën 5-2 në gjysmëfinalen e parë të Champions League, ndërkohë që shkëlqeu si askush tjetër në këtë takim egjiptiani Mohamed Salah që realizoi dy gola në pjesën e parë, duke “shtruar” fitoren e anglezëve. Italianët u zgjuan shumë vonë, vetëm në dhjetë minutat e fundit, ku shënuan dy gola, por rezultati 5-2 favorizon dukshëm për finale Liverpulin.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Në verën e kaluar, Roma vendosi të shesë Muhamed Salahun te Liverpul për shumën prej 50 milionë eurosh, por sot më shumë se kurrë ka ‘qarë’ vendimin për të larguar yllin egjiptian. Ishte pikërisht ai, që vrau shpresat e verdhekuqve për të synuar Champions League, që në ndeshjen e parë gjysmëfinale, të luajtur në ‘Anfield Road’. Sulmuesi egjiptian zhbllokoi rezultatin me një gol fantastik në minutën e 36’, ndërsa në të 45-ën dyfishoi shifrat pas një kundërsulmi të nisur nga ai vetë.

Gjithsesi, Salah nuk u ndal me kaq, pasi në pjesën e dytë asistoi dy herë për shokët e skuadrës Sane e Firminho, që shënuan edhe dy herë të tjera për ‘The Reds’, ndërsa pikërisht sulmuesi brazilian që çoi rezultatin në 5-0. Duhet përmendur, se përveç egjiptianit, edhe Firminho ishte një protagonist i padiskutueshëm në këtë sfidë, pasi ashtu si Salah, shënoi dy gola dhe asistoi dy herë të tjera.

Më pas, zëvendësimi i Salah me Ings, bëri që verdhekuqtë të merrnin zemër dhe të hidheshin në sulm, duke gjetur dy gola brenda 4 minutash, fillimisht me anë të Dzekos dhe më pas me anë të Perottit me 11-metërsh, duke ngushtuar disi diferencën. Pas vërshëllimës së 3-fishtë të gjyqtarit kryesor, tabela fiksonte rezultatin 5-2, që tregon se Liverpuli është tashmë me një këmbë në finalen e Kievit, por Roma mund të shpresojë, për sa kohë që ka ende të freskët precedentin me Barcelonën. Gjithcka mund të ndodhë në futboll. A do ta përsërisë Roma cerekfinalen me Barcelonën edhe kundër Liverpulit në gjysmëfinale? Kjo mbetet të shihet javën e ardhshme. /Pamfleti Sport

https://youtu.be/aJA-k1UmMdE?t=327

Sport