
Ndeshjet vendimtare në Ligën e Kombeve, Edi Reja në ankth, rrezikon të mos ketë të gatshëm 2 titullarët
Kombëtarja shqiptare e futbollit luan në shtator dy ndeshjet e Ligës së Kombeve. Konkretisht, më 24 shtator në 20:45, Shqiponjat udhëtojnë drejt Izraelit për përballjen direkte, ndërsa më 27, kuqezinjtë presin në “Air Albania”, Islandën, po në 20:45. Për këto sfida të rëndësishme në Ligën B, grupin 2, Shqipëria rrezikon mos ketë të gatshëm dy titullarët.
Berat Gjimshiti dhe Rei Manaj mungojnë për Atalantën dhe Uotford për shkak të dëmtimeve. Dyshja rrezikon mos jetë gati, me Rejën që do duhet të ndërrojë titullarët. Shqipëria, pas dy ndeshjeve të para në Ligën e Kombeve mban vendin e tretë me një pikë, teksa Izraeli dhe Islanda kanë luajtur nga tre ndeshje.