
Ura e Matit e shpallur si monument kulture ka pësuar dëmtime të shumta nga dukurit natyrore dhe neglizhenca e autoriteteve përkatëse prej vitesh, duke rrezikuar shembjen e saj.
Gjendja e kësaj ure u rëndua gjatë reshjeve të dendura dhe shumë shoqata kanë ngritur alarmin pas degradimit të këmbëve të saj.
Përballë këtyre problematikave, qeveria pritet të ndërhyjë e shpëtuar këtë urë monument kulture, e cila njihet si Ura e Zogut ndërtuar në vitin 1927.
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale tha se është dhënë drita jeshile për projektin e hartuar nga hartuar, Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit për rilindjen e Urës së Zogut.
“Gati të nisim nga puna për të rilindur Urën e Zogut mbi lumin Mat, monument kulture. Projekti i hartuar nga Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit, ka marrë dritën jeshile nga Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale, për ndërhyrjen në këtë objekt”, u shpreh ai.