Aktualitet31 Mars 2019, 15:10

“Ndizni motorët elektoralë”! Monika “tradhton” Bashën?! Gati të futet në zgjedhje për të shpëtua

Shkruar nga Pamfleti
“Ndizni motorët elektoralë”! Monika “tradhton”

"Ndizni motorët elektoralë"! Monika "tradhton" Bashën?! Gati të futet në zgjedhje për të shpëtuar LSI-në

Në korridoret e LSI diçka po gatuhet

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka befasuar me deklaratën e bërë sot gjatë një takimi me strukturat e LSI në Tepelenë. Kryemadhi iu ka kërkuar vartësve të LSI të ndezin motorët dhe të nisin fushatën, pasi sipas saj, shumë shpejt do të ketë zgjedhje të parakohshme.

Kryemadhi është shprehur në takim se zgjedhjet e parakohshme janë afër dhe se motorët elektoralë duhet të ndizën, por kjo thirrje duket më shumë si një përgatitje për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Kohët e fundit, Kryemadhi ka dhënë sinjale se është gati të “tradhtojë” Lulzim Bashën dhe të futet në zgjedhje krah Edi Ramës, në mënyrë që të shpëtojë partinë nga shpërbërja.

“Gjendja ekonomike e vendit është e mjerë. Duhet të ndalojmë eksodin e shqiptarëve. Rinia duhet të gjenerojë energji në Shqipëri, jo të marrë rrugët e emigrimit. 

Duhet të punojmë që shqiptarët ta bëjnë Shqipërinë shtepinë e tyre. Papunësia ka ardhur për shkak të paaftësisë dhe korrupsionit qeveritar. LSI është partia e fjalës së mbajtur, forcën reale e ka tek njerezit, jo tek emrat e përveçëm. Duhet të ndizen motorët elektoralë, zgjedhjet e parakohshme janë afër”, ka thënë Kryemadhi.

Pak ditë më parë, ishte “ushtari” kryesor i Kryemadhit, Luan Rama, që dha sinjale se LSI po lëkundej, nga frika e shfarosjes si parti. E mësuar me pushtet, LSI e Metës dhe Monikës është e gatshme të bëjë gjithçka për ta pasur atë, në mënyrë që të vijojë të vjedhë shqiptarët.

“Do ta kuptoni shumë shpejt. Sigurisht që do të ketë tryezë diskutimi! Nuk mund të vazhdojë pafundësisht kjo situatë, sepse Shqipëria nuk mund të jetë peng i një grupimi sepse është aty sepse është pjesë përbërëse e bashkëveprimit dhe ndërveprimit me grupet kriminale”, tha Rama, duke përcjellë mesazhin e qartë se në korridoret e LSI diçka po gatuhej.

Ky mesazh është përforcuar sot nga vetë Kryemadhi, e cila ka kërkuar që strukturat e partisë në mbarë vendin të ndezin motorët e fushatës elektorale.

Kryesore Monika Kryemadhi Zgjedhjet