Sport30 Mars 2022, 17:53

“Ndjenja më e mirë ndonjëherë”, Armando Broja tregon lidhjen e jashtëzakonshme me fanelën kuqezi

Shkruar nga Pamfleti

“Ndjenja më e mirë ndonjëherë”, Armando Broja tregon lidhjen e jashtëzakonshme me fanelën kuqezi

Kombëtarja luajti ditën e djeshme në stadiumin “Air Albania” miqësoren e dytë të marsit përballë Gjeorgjisë. Takimi u mbyll me rrjeta të paprekura, me kuqezinjtë që u treguan më kërkues.

Së fundmi është Armando Broja që ka postuar një foto në rrjetet sociale, ku shihet duke festuar një nga golat e shënuar më parë me fanelën kuqezi. “Ndjenja më e mirë ndonjëherë”. Shkrimi shoqërohet me një shqiponjë dhe flamurin shqiptar.

Sulmuesi i Sauthemptonit nuk arriti të gjente rrugën e rrjetës në pjesën e parë dhe u zëvendësua nga trajneri italian Reja, duke i lënë vend në formacion Cikalleshit në 45 minutat e dyta.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Sport Armando Broja sulmuesi i kombëtares