Sport31 Janar 2023, 19:59

Ndodh ajo që pakkush e mendonte, dështon transferimi i Iskos tek Unioni i Berlinit

Shkruar nga Pamfleti
Ndodh ajo që pakkush e mendonte, dështon transferimi i Iskos tek

Ndodh ajo që pakkush e mendonte, dështon transferimi i Iskos tek Unioni i Berlinit

Ka ndodhur ajo që pakkush e ka menduar. Pasi kanë përfunduar kontrollet mjekësore, skuadra gjermane e Unionit të Berlinit, me anë të një deklarate ka bërë të ditur se kanë përfunduar negociatat me Iskon, pa arritur marrëveshje me mesfushorin 30-vjeçar spanjoll, së fundmi ish-lojtar i Sevijas.

“Dëshironim të ishim në gjendje të llogarisim Iskon, por kemi kufijtë tanë. Ndryshe nga marrëveshjet e brendshme, sot u kaluan kufijtë, prandaj transferimi nuk u realizua”, ka deklaruar drejtori sportiv Oliver Ruhnert në njoftimin përkatës.

Fantazisti, i cili ndërpreu kontratën me andaluzianët, pas një mosmarrëveshjeje me drejtorin sportiv të Sevijas, Monçi, ndodhej në kryeqytetin gjerman për t’iu nënshtruar ekzaminimeve tradicionale mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën, por mosmarrëveshja për vlerat e pagave, çoi në përfundimin e negociatave pa arritur të nënshkruhet kontrata.

Sport Isko Unioni i Berlinit