Disa punonjës shëndetësorë në Itali kanë marrë gabimisht solucion fiziologjik në vend të vaksinës anti covid Pfizer.
Kjo ndodhi në spitalin e Roveretos. Sipas tgcom, nuk dihet se kush nga mjekët e infermierët ka marrë vaksinën dhe kush solucionin fiziologjik. Për këtë arsye, duhet t’i nënshtrohen një testi sierologjik.
Incidenti mësohet se ka ndodhur në 5 ose 6 mjekë dhe infermierë. Gjithsesi ekipi mjekësor është detyruar të lajmërojë të gjithë të vaksinuarit në ditën kur ndodhi incidenti, të cilët janë me qindra, për t’iu nënshtruar testit sierologjik. Përmes tij, është e mundur të verifikohet me siguri se kush nga ekipi mjekësor ka marrë dozën e vaksinës dhe kush solucionin fiziologjik.
Kush do rezultojë pozitivndaj testit, do tërhiqet, ndërsa të tjerët do marrin dozën e parë. Gazetat vendase provuan pa sukses të kontaktonin me spitalin për të patur më shumë informacion.
Sipas ‘Il Dolomiti’, gabimi u verifikua më 15 janar. Por nuk është e qartë nëse është përsëritur edhe në data të tjera./ Përshtati: A.H.