Bota21 Prill 2022, 21:32

Ndodh për herë të parë, evakuohen 79 civilë nga Mariupoli

Shkruar nga Pamfleti
Ndodh për herë të parë, evakuohen 79 civilë nga

79 civilë janë evakuuar e sukses nga Mariupoli. Lajmi është bërë i ditur nga Administratori ushtarak rajonal i Donetskut Pavlo Kyrylenko.

Në një postim në Telegram, Kyrylenko tha se, kjo është hera e parë që evakuimi i banorëve përfundon me sukses dhe i strehon ata në një vend të sigurt.

“Pas disa vonesave dhe përpjekjeve të dështuara për të hapur një korridor evakuimi nga qyteti i rrethuar, kjo është hera e parë që nga fillimi i bllokadës së Mariupolit nga forcat pushtuese ruse, që ukrainasit arritën të evakuonim banorët vendas në mënyrë të organizuar dhe t’i çojnë në një vend të sigurt”, shkruan ai

Kyrylenko tha se pothuajse 100,000 banorë të Mariupolit në total kanë mbërritur në Zaporizhzhia, shkruan CNN.

Kyrylenko tha se gjatë përpjekjeve të mëparshme për të tërhequr civilët, forcat ruse thyen marrëveshjet, duke i detyruar civilët të largoheshin me mjete private.

“Këtë herë, katër autobusë arritën të largoheshin nga qyteti i rrethuar në mënyrë të organizuar. Është shumë më pak se sa ishte rënë dakord, por ne ende gëzohemi për çdo jetë të shpëtuar,” tha Kyrylenko.

Bota Civilet evakuim mariupol Ukrainë.