Bota10 Tetor 2022, 10:09

Ndodhej në Kiev në momentin kur nisën shpërthimet, reagon Komisioneri i Drejtësisë së BE-së: Jemi strehuar në hotel, po presim!

Shkruar nga Pamfleti
Ndodhej në Kiev në momentin kur nisën shpërthimet, reagon

Komisioneri i Drejtësisë së BE-së, Didier Reiders dhe ekipi i tij janë strehuar në një hotel në Kiev pas shpërthimeve që ndodhën mëngjesin e sotëm në kryeqytetin ukrainas. Reiders tha në një postim në Twitter se ai dhe ekipi i tij kanë arritur që të transferohen me shpejtësi në një hotel  ndërsa shton se janë të sigurt, ndërsa pritet që të largohen nga vendi.

“Seri shpërthimesh në qendër të Kievit këtë mëngjes. Falë reagimit të shpejtë të personelit të sigurisë, unë dhe ekipi im u transferuam me shpejtësi në hotel. Jemi të sigurt dhe presim përditësime”, është shprehur ai.

Autoritetet në disa qytete të Ukrainës po raportojnë për sulme me raketa të hënën në mëngjes.  Valentyn Reznichenko, kreu i administratës ushtarake rajonale është shprehur se ka ndodhur një “sulm masiv me raketa në rajon dhe se ka të vdekur dhe të plagosur”.

Bota Sulmi me raketa në Kiev