Aktualitet28 Mars 2018, 09:57

Ndryshe nga shtetet e tjera, Kosova nuk dëbon asnjë diplomat rus

Shkruar nga Pamfleti
Ndryshe nga shtetet e tjera, Kosova nuk dëbon asnjë diplomat rus

Ndryshe nga shtetet e tjera, Kosova nuk dëbon asnjë diplomat rus

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre europianë po dëbojnë dhjetra diplomatë rusë në një përgjigje të kordinuar rastit të 4 marsit, ku në qytetin britanik, për herë të parë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, një ish-agjent rus dhe vajza e tij u sulmuan me helm ushtarak nervor. Kjo lëvizje besohet të jetë edhe dëbimi më i madh kolektiv në histori i oficerëve të intelegjëncës ruse.

Shqipëria nuk mbeti pas Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të Bashkimit Europian. Vendi ynë vendosi këtë të hënë dëbimin e dy diplomatëve rusë. Ata janë Vladislav Filipov, atasheh ushatarak, si dhe Alexey Nikolaevich Balashov, sekretar i parë i Ambasadës.

Qeveria e Kosovës nuk e ka ndjekur shembullin e vendeve të rajonit dhe atyre të Perëndimit, si reflektim ndaj incidentit të njohur ndërkombëtarisht si “Salisbury”. Sipas raportimeve vendase, deri tani Kosova nuk ka dëbuar ndonjë diplomat rus.

Uncategorized Kosova nuk dëbon asnjë diplomat rus Ndryshe nga shtetet e tjera