Injorimi, thirrjet e socialistëve që “nuk negociojmë me të vdekurit” dhe “nuk miratojmë asnjë dokument që mban firmën e Sali Berishës” pasi është non grata, kanë bërë kryetari i Foltores të heqë firmën nga mocioni për debat urgjent i dorëzuar në Kuvend për të kërkuar shpjegim për deklaratat anti-evropiane të Ramës.
Megjithatë, pavarësisht se “u bind” duke bërë një hap pas në letra, Berisha ka vijuar publikisht sulmet politike ndaj Edi Ramës për këtë çështje. Gjatë fjalës së mbajtur nga takimi me militantët e Lezhës, Berisha është shprehur se kërkojnë një shpjegim për intervistën e Ramës në Bruksel.
“Tani del e thotë në Bruksel se nëse nuk ua japin sepse do ndryshojnë drejtimin. Mos gabo ta lëvizësh qoftë një milimetër se drejtimi ynë është vetëm Europa e bashkuar, vetëm BE. Nuk mund ta spostosh as drejt Beogradit, as drejt Stambollit. Shqiptari do të jetë shqiptar në të gjitha kohërat”- tha Berisha.
Vlen të theksohet se, më herët Rama u shpreh që: Shqipëria do të ndryshojë menjëherë kurs nëse nuk kalon në fazën tjetër të negociatave për integrimin në BE.