Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel do të zhvillojë ditën e nesërme një vizitë zyrtare në Tiranë.
Takimi zhvillohet në një situatë të pafavorshme, ndërsa kreu i qeverisë Edi Rama vijon presionin ndaj Brukselit për hapjen e negociatave, duke theksuar se nëse nuk do të kemi mbajtjen e konferencës ndërqeveritare në qershor, Shqipëria do të ndryshojë kurs. Ceremonia zyrtare do të zhvillohet në orën 10:15 në bulevardin pranë Kryeministrisë.
Vlen të theksohet se, megjithëse Këshillin i Europës është organizata më të lartë e të drejtave të njeriut në kontinent dhe qëllimi i saj është të ndihmojë vendet me reformat demokratike, ndryshe nga Komisioni Europian që merret me procesin e zgjerimit, udhëheqësi i saj Charles Michel është ndër të parët zyrtarë të lartë europian që ndalet në Shqipëri në një periudhë kur vendi ynë dalëngadalë po humbet besimin te BE për shkak të zvarritjes së procesit të negociatave, dhe qeveritarët marrin përsipër t’i caktojnë “kushte” Unionit.
Po ashtu, më herët, Michel propozoi krijimin e një bashkësie gjeopolitike evropiane, në të cilën do të përfshiheshin vendet evropiane që ende nuk janë anëtare të BE-së, mes të cilave edhe vendet e Ballkanit Perëndimor si Shqipëria etj.
Agjenda e plotë:
Ditën e nesërme Kryeministri Edi Rama mirëpret Presidentin e Këshillit Europian Charles Michel në një vizitë zyrtare në Tiranë.
-Në orën 10.15, në bulevardin pranë Kryeministrisë do të zhvillohet Ceremonia e Mirëseardhjes.
-Në orën 10.30, takimi kokë më kokë dhe takimi i dy delegacioneve.
-Në orën 11.15, konferenca për shtyp.