Skënder Hitaj është emëruar drejtor i ri i policisë së Durrësit. Hitaj është emri i parë i propozuar nga Muhamet Rrumbullaku, për drejtor qarku.
Hita deri tani mbante postin e Drejtorit të Policisë së Dibrës dhe në këtë qark është emëruar Drejtor i Policisë Dhimitraq Ziu.
Ky i fundit mbante deri tani postin e zv.drejtorit për Rendin në Durrës.
Skënder Hitaj me një karrierë prej 2 dekada në policinë e shtetit.
Mësohet se Rrumbullaku pritet të bëjë të tjera ndryshime në rang drejtorie dhe komisariate në vend.