Sport31 Tetor 2019, 16:12

Ndryshime te Partizani, stafi teknik përjeton ndryshimet

Shkruar nga Pamfleti
Ndryshime te Partizani, stafi teknik përjeton ndryshimet

Rokada ka ndodhur te Partizani dhe Renaldo Kalari ka marrë vendin e Dritan Mehmetit tek ekipi i parë. Ish-mbrojtësi i krahut të majtë të “Demave” rikthehet shpejt në skuadër.

Ai ishte trajner i skuadrës B, pozicion që e lë vakant për Mehmetin. Kalari do të marrë më shumë eksperiencë pranë Lerdes dhe ndikon në përmirësimin e klimës në ekip. Kampioni i të kuqve njihet për pozivitetin e tij dhe ka respektin e të gjithë lojtarëve. Një lëvizje e zgjuar nga drejtuesit e kryesuesve të kampionatit.

Klubi ka bërë me dije të rejat e fundit nga kampi i kuq dhe në fotot e publikuara nga stërvitja në Elbasan, bie në sy dhe puna e Kalarit me ekipin e parë. Ai ka marrë miratimin e Lerdës për t’u përfshirë në stafin e ekipit të parë. Lerda do të ketë grupin e plotë ndaj Luftëtarit, pasi rikthehet në ekip dhe Romero që ishte i skualifikuar.

Sport Partizani Renaldo Kalari