Aktualitet30 Janar 2023, 16:50

Ndryshimet në Maturën Shtetërore, provimet do monitorohen me kamera; nxënësit kanë të drejtën e rikorrigjimit të testit

Shkruar nga Pamfleti
Ndryshimet në Maturën Shtetërore, provimet do monitorohen me

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi ka deklaruar se këtë vit do ketë ndryshime drastike sa i përket monitorimit të provimeve të maturës.

Provimet do të zhvillohen në auditore universitetesh ndërsa do të vëzhgohen me kamera. Masa është marrë  për të siguruar miradministrimin e procesit. Sipas ministres, një analizë  mbi Maturën Shtetërore nxori në pah fiktivitet të lartë notash në gjimnaze.

“Në gjimnaze ka fiktivitet të lartë notash.  Në gjuhë shqipe letërsi dhe matematikë maturantët kanë diferencë  tre deri në katër nota  mes vlerësimit vjetor dhe  provimeve të maturës. Kjo ka dalë në hap  nga analiza e maturës shtetërore.  Drejtoresha e Qendrës së Shërbimeve Arsimore Aurora Balliu tregoi Qarqet më problematike”, tha Kushi.

Kjo sipas ministres së Arsimit tregon gjithashtu se  administrimi i provimeve të maturës ka dështuar.

Për herë të parë këtë vit për maturantët me aftësi ndryshe do të hartohet një test i veçantë. Ndërsa ata që  zgjedhin të ndjekin studimet e larta   për mjekësi të përgjithshme do të  japin dhe një provim shtesë.  Nga analiza e maturës  rezultoi se lëndët më të pëlqyera janë  Biologjia, Ekonomia dhe Filozofia.

Gjithashtu maturantët do të kenë mundësinë të kërkojnë rikorrigjim të testeve, ndryshe nga vitet e shkuara.

Aktualitet Evis Kushi provime mature