
Partia e Lirisë është hedhur e gjitha në sulm për të mbrojtur kryetarin e tyre, i cili thuhet se ka qenë spiun i Sigurimit.
Duke folur para gazetarëve pas seancës parlamentare, Petrit Vasili, tha s epo shpifet ndaj Metës. Sipas tij, ka zero fakte dhe argumente dhe u krijuar për të zbehur panikun që Edi Ramën dhe mazhorancën e kapluar nga mijëra faqe denoncimesh që gjenden sot në SPAK.
“Vetëm palaçollëqe antiligjore ku dhunohet dhe shkelet ligji dhe ku luftohet me çdo kusht për të sajuar dhe shpifur. Edhe afera e fundit e Autoritetit të Dosjeve është një zero i madh, një turp i madh. S’ka pasur asnjë informacion Kuvendi i Shqipërisë, ka pasur vetëm fjalë të përgjithshme për të hequr atë ankthin e tmerrshëm nga qindra mijëra fletë që ndodhen në SPAK dhe që do shkojnë të tjera.
Bëhet fjalë për zero çështje dhe sa i përket ligjit të Autoriteti të Dosjeve është ligj i propozuar pikë për pikë dhe fjalë për fjalë nga PS në 2014 sipas shembullit gjerman dhe është votuar gjerësisht nga e gjithë mazhoranca me gjithë votat e LSI. Ky ligj është siç e kanë kërkuar atë dhe është në fuqi. Ka zero shqetësim për dosjet e gjithçka, por shqetësim duhet të kenë për ata që kanë në gjirin e tyre. Por shpifjet për kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta janë të dhimbshme, të shpifura”, tha ai.
Reagimi tij erdhi pas paralajmërimit të Taulant Ballës se PS do mbështesë propozimin e Autoritetit të Dosjeve për të ndryshuar ligjin dhe të ndalojë futjen e spiunëve në politikë.