Bota21 Korrik 2022, 07:33

Ndryshimi i synimeve të Moskës në Ukrainë, Kuleba thirrje Perëndimit për furnizime me armë

Shkruar nga Pamfleti
Ndryshimi i synimeve të Moskës në Ukrainë, Kuleba thirrje

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba kërkoi më shumë armë nga Perëndimi, pas paralajmërimit të Moskës se synimet e saj shkojnë përtej Donbasit.

“Rusët duan gjak, jo negociata. Unë u bëj thirrje të gjithë partnerëve të forcojnë sanksionet kundër Rusisë dhe të përshpejtojnë dërgimin e armëve në Ukrainë”, shkroi Kuleba në Twitter.

Ai reagoi mbi deklaratat homologut rus, Sergey Lavrov, se Moska nuk do të përqendrohet ekskluzivisht në lindje të Ukrainës dhe se negociatat mes dyja vendeve nuk kanë “nuk ka kuptim” në situatën aktuale.

“Rrëfimet e ministrit të Jashtëm rus për ëndrrën e tij të pushtimit të territoreve të tjera ukrainase dëshmojnë se Rusia refuzon diplomacinë dhe përqendrohet në luftën dhe terrorin”, tha ministri ukrainas.

Lavrov tha dje se “Objektivat gjeografike” të Rusisë në Ukrainë kanë ndryshuar duke përfshirë jo vetëm republikat popullore separatiste Donetsk dhe Luhansk në Ukrainën lindore, por edhe një numër rajonesh të tjera.

Bota kuleba Lavrov Lufta