Sport20 Prill 2022, 21:40

Ndryshimi i trajnerit jep efekt, Uzuni me shokë i prishin planet për Champions Atletikos së Madridit

Shkruar nga Pamfleti
Ndryshimi i trajnerit jep efekt, Uzuni me shokë i prishin planet për

Ndryshimi i trajnerit jep efekt, Uzuni me shokë i prishin planet për Champions Atletikos së Madridit

Granada ka marrë një pikë të artë për mbijetesën, duke barazuar 0-0 ndaj Atletikos së Madridit. Ndryshimi i trajnerit dhe ulja në stol e Karanka ka dhënë efekt te skuadra spanjolle, pasi ka arritur të ndal skuadrën e Simones në shtëpi. 

Miqtë zhvilluan një ndeshje tepër të mirë, duke mbajtur portën të paprekur deri në fund, ndërsa në fushë për Granadan ishte edhe Myrto Uzuni. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u aktivizua në minutën e 62 të pjesës së dytë dhe bëri një paraqitje të mirë. Me këtë pikë, Granda renditet në vendin e 18 me 30 pikë, një pikë më pak se Kadizi, ndërsa Atletiko e Madridit mban vendin e dytë me 61 pikë. 

Sport Atletiko e Madridit Granada La Liga