Ekonomi20 Dhjetor 2022, 15:46

Ndryshojnë çmimet e karburanteve, ulen nafta dhe benzina

Shkruar nga Pamfleti
Ndryshojnë çmimet e karburanteve, ulen nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve. Nafta është ulur në 199 lekë/litri, nga 202 lekë/litri që ishte. Po ashtu është ulur dhe benzina, e cila ka shkuar në 177 lekë/litri, nga 178 lekë/litri. Ndërsa gazi mbete i pandryshuar me 71 lekë/litri.

Vendimi i Bordit të Transparencës

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 199 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 187 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 177 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 165 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 71 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 59 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 106 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 20 Dhjetor, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.

Ekonomi #benzina çmime nafta