Aktualitet15 Maj 2022, 09:09

Ndryshon çmimi i karburanteve, sa do të shiten nga sot nafta, benzina dhe gazi?

Shkruar nga Pamfleti
Ndryshon çmimi i karburanteve, sa do të shiten nga sot nafta,

Ndryshon çmimi i karburanteve, sa do të shiten nga sot nafta, benzina dhe gazi?

Bordi i Transparencës ka caktuar çmimin e ri të karburantit në vend.

Këto cmime u vendosën në mbledhjen e djeshme.

‘Bordi i Transparences në datë 14 Maj 2022, në mbledhjen e radhës vendosi:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 237lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 225lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë 234 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 222 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 90 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 78 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 15 Maj 2022 ora 18.00 p.m dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtij vendimi.

Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë.’- njofton Bordi i Transaparencës.

Aktualitet #benzina çmimi i karburanteve gazi nafta