Aktualitet 1 Shkurt 2023, 18:43

Ndryshon Kodi Rrugor, 50 për qind ulje kush e paguan gjobën brenda 15 ditëve; zgjatet vlefshmëria e patentave

Shkruar nga Pamfleti
Ndryshon Kodi Rrugor, 50 për qind ulje kush e paguan gjobën brenda 15

Mazhoranca dhe opozita kanë bashkuar votat në Komisionin Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese për bërë disa ndryshme në Kodin Rrugor.

Disa nga propozimet e demokratëve të cilat janë mirëpritur dhe nga socialistet dhe priten të miratohen ditën e enjte në Kuvend janë:

-Zgjatja në 15 ditë afatin e pagimit të gjobave pa kamat vonesë, nga 5 që ishte dhe përfitimi në 50 për qind ulje, nga 20 që është aktualisht në Kod.

-Rritja e shpejtësisë së lejuar në autostradat që plotësojnë standardet, në 130 km/orë, nga 110 që është aktualisht.

-Zgjatja e vlefshmërisë së lejeve të drejtimit në 15 vite, nga 10 vite që është aktualisht.

Një tjetër ndryshim i vendosur tashmë dhe në Kod është detyrimi i bashkive që 50 për qind të vend parkimeve që administrojnë, të jetë pa pagesë.

Aktualitet #rrugor kodi ndryshimet