Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu në komunikimin me publikun foli sot për masat e marra për përballimin e pandemisë në vend dhe vendimin për ecurinë e procesit arsimor.
Manastirliu tha se i është kërkuar Ministrisë së Arsimit që prej datës 1 dhjetor të aplikojnë skenarët, që parashikojnë mësimin e alternuar, në auditore dhe online. Sipas saj, e gjithë kjo bëhet për sigurinë, shëndetin dhe mirëqenien e fëmijëve.
Gjithashtu ministrja e Shëndetësisë tha se brenda muajit dhjetor do të futen testimet e shpejta, një proces ky që do të shërbejë për të gjurmuar dhe parandaluar virusin në kohë.