Politike18 Gusht 2022, 19:44

“Në 24 orë 3 viktima”, Meta akuza Ramës: Përgjegjësi kryesor për rritjen e kriminalitetit në vend

Shkruar nga Pamfleti
“Në 24 orë 3 viktima”, Meta akuza Ramës:

Ish presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me strukturat dhe përfaqësuesit lokalë të partisë së lirisë në Elbasan nga ku bëri një bilanc të krimeve dhe atentateve në vend.

Meta akuzoi kreun e qeverisë Edi Rama, si nxitësin dhe përgjegjësin kryesorë për rritjen e kriminaliteti në vend.

Ish presidenti shtoi se edhe pse krimet ndodhin askush nuk arrestohet, kjo sipas tij jo se policia është e pafte, por nuk vepron dot pasi krimi është i kapur me shtetin dhe se në krye të detyrës emërohen persona që nuk bëjnë detyrën ose janë pjesë e grupeve kriminale.

Një qytet i njohur për qytetarinë është kthyer në qytet të demonstrimit të forcës dhunës dhe viktimave pa fund. kjo është përgjegjësi e drejtë për drejtë e kryeministrit si nxitës, të grupeve të të fortëve dhe nënshtrimit të shtetit. Qytetarët kanë qenë shpesh dëshmitarë të tronditjeve të mëdha të rendit publik. Në 24 orë 3 atentate në Shqipëri.

Në 8 muaj 40 e ca atentate dhjetëra të vrarë e të plagosur. Policia mbledh gëzhojat, jo se janë të paaftë, por se është e mpirë për shkak të lidhjes së krimit me politikën. Këtu promovohen ata që nuk bëjnë detyrën dhe janë pjesë e rivaliteteve mes grupeve të tilla që tronditin vendin dhe Evropën me mbështetjen që kanë nga shteti dhe lidhjet me jashtë”, tha Meta.

Meta paralajmëroi se shtatori do të jetë një pranverë e vërtetë e demokracisë dhe se qeveria do të përballet me popullin.

Shtatori do të jetë një pranverë e vërtetë e demokracisë dhe përmbysjes së këtij regjimi hajdutokrat, që të vetmen rrugë shikon shkatërrimin e popullit shqiptar, po trafikojnë të gjitha interesat e këtij vendi, për arsye se janë peng”, deklaroi Meta

Politike krimet Meta Rama