alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Në 8 vite, 5 Avokatë Shteti kukulla, Rama i ka përdorur për 830 milionë Euro gjyqe të pista në arbitrazh; simbol Alma Hicka

23/01/2022, 9:17
ne Kryesore
A A
Në 8 vite, 5 Avokatë Shteti kukulla, Rama i ka përdorur për 830 milionë Euro gjyqe të pista në arbitrazh; simbol Alma Hicka

Në 8 vite, 5 Avokatë Shteti kukulla, Rama i ka përdorur për 830 milionë Euro gjyqe të pista në arbitrazh; simbol Alma Hicka

Ngaqë janë bërë emërime të tilla “ushtarësh”, kemi dhe rekordin botëror të humbjes së 99% të gjyqeve në gjykatat ndërkombëtare, me pasojë 388  milionë Euro të formës së prerë deri tani dhe 450 milionë Euro të tjera në proces me 14 gjyqe; ndërsa në gjyqet brenda Shqipërisë, Avokatura e Shtetit ka humbur 92% të çështjeve, me pasojë 106 milionë Euro dhe pasuri humbje për buxhetin e shtetit deri tani

Avokatura e Shtetit, është një nga institucionet simbol të degradimit e mungesës së integritetit, që kryeministri Rama e ka përdorur personalisht e brutalisht, kundër interesave të shtetit dhe në favor të klientëve biznesmenë vendas e të.


-Lexo edhe:

43 milionë njerëz rrezikojnë të vuajnë urie, liderët e G7 japin alarmin për luftën në Ukrainë

Nga kreu i SPAK, te Meta, Berisha, ish-ministra e deputetë; zbulohet lista e pushtetarëve me vila luksoze në Gjirin e Lalzit

Gjatë 8 viteve në pushtet të PS, në Shqipëri janë ndërruar 5 Avokatë Shteti, duke qenë rekord në krejt vendet e BE, Rajonit e Azisë, për emërim-shkarkimet e tyre të shpeshta, por sidomos për dëmet e mëdha financiare që i kanë shkaktuar shtetit.

Më 26 nëntor 2013, Edi Rama emëroi Avokate Shteti, mikeshën e tij Alma Hicka dhe e shkarkoi më 22 tetor 2018, pas reagimeve nga Strasburgu e 5 gjykatave të arbitrazhit në SHBA-BE, për falsifikime dosjesh bashkë me të shoqin, të cilin e përdorte avokat privat kundër shtetit.

Në 5 vite Avokate Shteti, Alma Hicka i shkaktoi Shtetit Shqiptar 235 milionë Euro humbje me gjyqet brenda e jashtë Shqipërisë; dhe konsumoi 24 milionë Euro hotele, udhëtime, ekspertë, avokatë të huaj etj., pa harruar 105 milionë Euro afera korrupsioni, sipas KLSH.

Jo se nuk e njihte ligjin, por sepse me urdhër të Edi Ramës, bënte pazare me palët kundër shtetit, duke i favorizuar me vonesë dërgimi të dhënash, fshehje dokumentesh e zhdukje provash.

Prandaj pas shkarkimit nga detyra, Edi Rama dhe “ushtarët” e tij shefa në Këshillin e Lartë Gjyqësor e emëruan gjyqtare në Tiranë, por komisioni i “Veting” e përjashtoi nga drejtësia, i detyruar prej 20 provave të zeza, që OMN-SHBA paraqiti për të gjatë detyrës si Avokate Shteti.

Në vend të saj, Avokat Shteti u emërua Artur Metani, ish-drejtor i ligjshmërisë në kryeministri deri në 2013-ën, ndërsa më parë ka qenë këshilltar në presidencë e Konsulent Juridik  te “Soros”.

Deri në muajin mars 2020 kur qëndroi në postin Avokat Shteti, Artur Metani nuk mbështeti shtetin në gjyqet ndërkombëtare, por me urdhër të Ramës, krijoi terren të plotë favorizmesh ndaj palëve kundërshtare të shtetit, duke humbur 3 gjyqe e duke lënë gati për humbje 5 gjyqe të tjerë; prandaj Rama e shpërbleu duke e emëruar Kryetar të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë.

Më 4 mars 2020, Edi Rama emëroi Avokat Shteti, avokaten e tij  personale Enkelejda Muçaj, njëherazi avokate e studios ligjore të Ëngjëll Agaçit; e cila po me urdhër të Ramës, firmosi humbjen e 11 gjyqeve ndërkombëtare dhe të 165 gjyqeve brenda vendit.

Kjo u bë e njohur për dy gjëra: Nxorri mashtrimin e Edi Ramës, se gjoja Francesco Becheti nuk e kishte fituar gjyqin 130 milionë Euro; dhe u tha gazetarëve, se Shqipëria ishtë me fat që kishte atë Avokate Shteti, mbasi mund të kishte humbur gjyqe me vlerë 1 miliardë Euro.

Pas kësaj deklarate, me 28 qershor 2021 Edi Rama e shkarkoi nga detyra, ndërsa pas 4 muajsh, me ndërhyrje të Ëngjell Agaçit dhe si shpërblim për shërbimet që kishte kryer në favor të koncesionarëve, Rama e emëroi Zv/ministre të Infrastrukturë-Energjisë.

Në vend të saj, Avokate Shteti u emërua Brunilda Lilo, avokate oligarkësh e trafikantësh biznesmenë në gjyqet kundër shtetit; dhe juriste e firmës koncesionare “NOA CONTROL” të aparateve të karburanteve me vlerë 70 milionë Euro, dhënë nga Rama-Ahmetaj për 20 vite.

Edhe kjo, gjatë 6 muajve qëndrim Avokate Shteti, me urdhër të Ramës hodhi disa firma kundër shtetit në 223 dosje gjyqesh brenda e jashtë Shqipërisë, dhe u shkarkua me 19 janar 2022, duke u zëvendësuar nga Odise Moçka, deri tani me detyrë Inspektor Anti-Korrupsion në kryeministri.

Edhe pse nuk ka mbushur akoma javën në detyrë, ka zëra se dhe Moçka do shkarkohet shumë shpejt, pasi sipas informacioneve, është caktuar përkohësisht, vetëm për të mbaruar punë me disa dosje të tjera gjyqesh  në favor të klientelës së Bablokut.

Ngaqë janë  bërë emërime të tilla, kemi dhe rekordin botëror të humbjes së 99% të gjyqeve “VIP” në arbitrazhe, me pasojë 388  milionë Euro të formës prerë dhe 450 milionë Euro në proces me 14 gjyqe; ndërsa në gjyqet brenda Shqipërisë, Avokatura e Shtetit ka humbur 92% të çështjeve me pasojë 106 milionë Euro për buxhetin e shtetit deri tani./Pamfleti

tona

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI
ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Bota

43 milionë njerëz rrezikojnë të vuajnë urie, liderët e G7 japin alarmin për luftën në Ukrainë

14/05/2022, 21:08
Dosja e zezë e maskaradës politike 30 vjeçare

Nga kreu i SPAK, te Meta, Berisha, ish-ministra e deputetë; zbulohet lista e pushtetarëve me vila luksoze në Gjirin e Lalzit

14/05/2022, 18:29
Bota

Të dashura sekrete, fëmijë të paligjshëm dhe shtëpi në Holandë e Montekarlo, jeta e fshehtë e Vladimir Putinit

14/05/2022, 16:27
Anti-Mafia

Shifrat/ Dosjet që ka në dorë SPAK dhe pse është alarmuar klasa politike shqiptare

14/05/2022, 15:19
Dy prova krimi shtetëror në favor të dinastisë “Gjiknuri” me resorte, toka e hotele në bregdet (fakte)
Kryesore

Dy prova krimi shtetëror në favor të dinastisë “Gjiknuri” me resorte, toka e hotele në bregdet (fakte)

14/05/2022, 14:00
Aktualitet

Kërkoi ndryshimin e masës së sigurisë, Apeli i GJKKO lë në burg Alqi Bllakon

14/05/2022, 13:06
Kliko me shume
Lajmi Tjeter

“Do hynim në PD dhe do i hidhnim nga kati i dytë të gjthë”, Stresi tregon planin e Berishës për 8 janarin: Protesta do kishte degraduar

Mbanin peng 30 emigrantë në Laprakë, arrestohen 2 të huaj dhe një shqiptar; i kërcënonin për tu marrë paratë

Lajmi i Dites

Dy prova krimi shtetëror në favor të dinastisë “Gjiknuri” me resorte, toka e hotele në bregdet (fakte)

Dy prova krimi shtetëror në favor të dinastisë “Gjiknuri” me resorte, toka e hotele në bregdet (fakte)

14/05/2022, 14:00

Lajmet e fundit

Finlanda dhe Suedia në NATO, Blinken telefonon Stoltenberg: Do forcojmë mbrojtjen kundër agresionit rus

14/05/2022, 22:50

“I kam kërkuar Bidenit të marrë masa ndaj Yuri Kim”, Bardhi tallet me Berishën: Ankesën ja dërgove me Fax apo me e-mail?

14/05/2022, 22:43

“Je budallaqe ose gënjen”, zëdhënësja ruse sulmon ministren gjermane për Samitin e G7

14/05/2022, 22:29

Senatorët republikanë vizitojnë Kievin, priten nga Zelensky

14/05/2022, 22:18
Sezon historik, Qazim Laçi rikthen ekipin e tij në Ligën1 në Francë, pas 8-vitesh mungesë

Sezon historik, Qazim Laçi rikthen ekipin e tij në Ligën1 në Francë, pas 8-vitesh mungesë

14/05/2022, 22:13

Hakerat rusë në sulm për të ndalur fitoren e Ukrainës në Eurovizion, Zelnksy thirrje Evropës të votojë për “Orekstrën Kalush”

14/05/2022, 22:09
Currently Playing

GOLAPIOL spot 2022

GOLAPIOL spot 2022

00:00:51

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

  • 7 superfuqitë botërore kanë dhënë alarmin për pasojat e luftës në Ukrainë.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #ukraine #russia
  • Ajo që ra në sy në Fier është se Berishës i shkojnë në takime vetëm moshatarët. Në Fier folën vetëm pleq të moshuar që kishin mbushur sallën. Madje njëri u çua dhe u shpreh se kishin vetëm 6 ditë diferencë.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #saliberisha #fier #lajmeshqip
  • Gjiri i Lalzit është kthyer në një strehë për klasën politike shqiptare. Zona bregdetare është mbushur me vila qindra mijëra euro dhe aty qëndrojnë deputetë, ministra, prokurorë, gjyqtarë, biznesmenë dhe njerëz të botës së krimit.

Lexo të plotë në linkun në bio☝🏻ose ne InstaStory

#pamfleti #saliberisha #edirama #ilirmeta #gjirilalzit

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In