Kushti i paraqitjes në auditor me çertifikate vaksinimi ka shkaktuar probleme dhe përplasje mes studentëve dhe policisë.
Studentët janë përplasur me policinë në hyrje të Fakultetit të Filologjisë, pasi nuk janë lejuar të hyjnë në auditorë pa vaksinën anti-Covid ose test PCR.
Studentët janë revoltuar nga ky vendim dhe përplasen me policët, duke iu kërkuar që t’i lejojnë të hyjnë brenda.
Sipas tyre askush nuk ka të drejtë ti detyrojë të vaksinohen ose tu privojë të drejtën për arsimim.
Studentët nuk përjashtojnë as daljen në protestë kundër detyrimit për vaksinim.