alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Në Bundestagun gjerman numri i burrave është sa dyfishi i grave, nuk pritet ndryshim në zgjedhjet e rradhës

24/09/2021, 11:31
ne Bota
A A

Asaj i është dashur të luftojë shumë për të arritur aty ku është sot: Deputetes konservatore të Parlamentit gjerman që vjen nga Bremeni. Për Elisabeth Motschmann-in, parlamenti gjerman. Bundestag, vazhdon të mbetet çështje  burrash. Ajo shpjegon, se “Ata nuk duan gra që kundërshtojnë. Kjo gjë është ngulitur thellë! Gratë që nuk notojnë në rrymën e burrave, gratë që nuk janë servile dhe prej të cilave vijnë të papritura, gratë që nuk janë njësoj si shoku që kanë ngjitur, këto gra nuk e kanë të vështirë”.


-Lexo edhe:

E pazakontë në Itali/ Hapën tunel për të grabitur bankën dhe u bllokuan brenda, lajmërojnë policët që t’i shpëtojnë

“Të gjithë të barabartë para ligjit”, Kryeprokurori i SHBA hedh dritë mbi kontrollin ndaj Trump: E aprovova personalisht

Përvoja të tilla kanë pasur edhe gra të tjera në grupet e ndryshme parlamentare politike. Edhe politikania socialdemokrate, Ulla Schmidt është njëra prej tyre. 72 vjeçarja është aktive në politike që prej 30 vitesh. Fillimisht në politikën komunale, më vonë si ministre dhe zëvendëspresidente e Parlamentit gjerman. „Unë u në fillim të karrierës sime politike njëherë u indinjova shumë kur një ditë dikush më tha: „Ti nuk qenke edhe aq e shpifur. Ti edhe mund të ishe martuar, po të mos merreshe me politike.” Në atë kohë njerëzit ende mendonin, se gratë që kërkonin të zinin poste politike, ishin gra të palumtura, që nuk kanë pasur fat me burrat dhe që kërkonin të plotësoheshin diku tjetër, shpjegon ajo më tej.

Elisabeth Motschmann kujton, se „në fillim të karrierës sime politike, 30 ose 40 vjet më parë kur ishte puna për të emëruar ose për të gjetur një grua për ndonjë nga postet, si për ato me pagesë ashtu edhe për ato vullnetare, shtroheshin pyetje si: A është e paraqitshme? Unë e kam përjetuar një gjë të tillë.”

Përvoja të tilla nuk janë raste të rralla, thotë studiuesja e shkencave politike, Elke Wiechmann. Jo vetëm në të kaluarën, por edhe në të tashmen. „Tani këtu është pak a shumë normale të flasësh kështu për gratë, të flasësh kështu me gratë. Për ta mbytur zërin e gruas ose për të bërë komente të caktuara, pa vend.”

Jo vetëm mënyra e sjelljes që do të ishte e ndryshme, thotë ekspertja, por nëse në parlament do të kishte më shumë gra, atëherë edhe diskutimet do të ishin të tjera, edhe vendimet do të ishin ndryshe. „Nëse ato janë për nga numri kaq pak në Parlament, atëherë temat për të cilat interesohen ato nuk futen patjetër në redn dite, që do të thotë se ato nuk diskutohen fare.”

Por edhe për shpërndarjen e posteve të parlamentit apo të qeverisë, diskutohet shumë pak, thotë deputetja socialdemokrate, Ulla Schmidt. Ajo ka qenë ngarkuar me çështjet e barazisë gjinore dhe ka parë se postet e ministrave dhe postet zyrtare është e vështirë të merren nga gratë. „Kemi pasur gra që kanë zënë postet, por vetëm në mënyrë sporadike. Në fund të fundit, nëse një burrë pret të marrë një post, atëherë ai e merr atë. Edhe sot kështu ndodh.”

Aktualisht në parlamentin që pritet të mbyllet, numri i burrave është sa dyfishi i grave. Që prej 20 vjetësh pjesëmarrja e grave nuk ka qenë asnjëherë kaq e ulët. Mbetet të shihet si do të rezultojë me zgjedhjet për parlamentin e ri më 26 shtator. Shpresat për një ndryshim thelbësor janë të vakura. Sidoqoftë në garën elektorale ka shumë gra që kandidojnë/ DW

ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Bota

E pazakontë në Itali/ Hapën tunel për të grabitur bankën dhe u bllokuan brenda, lajmërojnë policët që t’i shpëtojnë

11/08/2022, 22:44
Bota

“Të gjithë të barabartë para ligjit”, Kryeprokurori i SHBA hedh dritë mbi kontrollin ndaj Trump: E aprovova personalisht

11/08/2022, 22:16
Bota

Kush e ka radhën pas Ukrainës? Kievi ka një propozim për Perëndimin dhe ai mund ta bëjë të gjithë botën më të sigurt

11/08/2022, 22:06
Bota

“Plani i Putinit nuk ka sukses”, Sekretari britanik i Mbrojtjes: Pushtimi i Ukrainës po dështon

11/08/2022, 21:58
Bota

Biden firmos aktin, SHBA sfidon Kinën në një tjetër “luftë”

11/08/2022, 21:10
Bota

Amendamenti i Pestë/ Donald Trump refuzoi tu përgjigjej më shumë se 400 pyetjeve

11/08/2022, 20:51
Kliko me shume
Lajmi Tjeter

Talibanët po përballen me armikun e brendshëm, ISIS i kërcënon me sulme dhe taktika të njëjta

Tensione në Hipotekën e Vlorës/ Pas SPAK, mësyjnë dhe forcat 'Shqiponja' (Video)

Lajmi i Dites

A është pakti i Abazoviçit me Kishën serbe një model për marrëveshjen Serbi-Kosovë?!

A është pakti i Abazoviçit me Kishën serbe një model për marrëveshjen Serbi-Kosovë?!

11/08/2022, 10:57

Lajmet e fundit

Nëse Putini do të ishte grua …

11/08/2022, 23:36

Goran Rakiç takohet me komandantin e KFOR-it, kundërshton vendimet e Kurtit

11/08/2022, 23:28

Arrestimi i Sokol Bodes, Alibeaj: Policia e lidhur me krimin dhe trafikun e drogës, Rama kanabizoi vendin

11/08/2022, 23:02

Metës nuk i del inati, tjetër thirrje durrsakëve për të rrëzuar Ramën: Duhet të reagoni, të mbrojmë identitetin tonë

11/08/2022, 22:56

E pazakontë në Itali/ Hapën tunel për të grabitur bankën dhe u bllokuan brenda, lajmërojnë policët që t’i shpëtojnë

11/08/2022, 22:44

“Piramida e Saliut po shkërmoqet”, Frrok Çupi: Foltorja do të shpallet armatë terroriste nëse provokon trazira dhe dhunë në shtator

11/08/2022, 22:42
Currently Playing

Fortex

Fortex

00:00:08

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

    The Instagram Access Token is expired, Go to the Customizer > JNews : Social, Like & View > Instagram Feed Setting, to refresh it.

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In