Aktualitet 9 Mars 2022, 10:24

Në burg për aferën e inceneratorëve, Lefter Koka bën rekurs në Gjykatën e Lartë

Shkruar nga Pamfleti
Në burg për aferën e inceneratorëve, Lefter Koka bën

Në burg për aferën e inceneratorëve, Lefter Koka bën rekurs në Gjykatën e Lartë

Ish-ministri i Mjedisit Lefter koka, i cili prej 3 muajsh mbahet në qeli për aferën e inceneratorëve, ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar masë më të lehtë sigurie.

Rekursi për ndryshimin e masës së sigurisë arrest me burg, në gjykatën e Lartë, është regjistruar më datë 7 Mars.

Kujtojmë se më 14 dhjetor SPAK urdhëroi prangosjen ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka për dosjen e shumëpërfolur, atë të inceneratorit në Elbasan. Prokuroria e Posaçme akuzon ish ministrin e mjedisit për tre akuza.

Ndaj tij rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës”, “pastrim të parave” dhe korrupsion”. Hetimet disa mujore zbuluan se Lefter Koka favorizoi pronarët dhe administratorët e kompanisë lidhur me koncesionin e inceneratorit të Elbasanit.

Sipas SPAK  Koka akuzohet se ka përfituar rryshfet në vlerën e 3.7 milion eurove nëpërmjet kompanive fiktive të zotëruara nga familjarë dhe të njohur të tij.

GJKKO nuk ndryshon masën për ish-ministrin e Mjedisit, mbetet në burg Lefter Koka

Aktualitet Gjykata e Lartë inceneratorët Lefter Koka rekurs