Aktualitet 8 Prill 2022, 12:00

Në burg për inceneratorët, Lefter Koka kërkesë gjykatës: Hiqni sekuestron e kantinës së verës

Shkruar nga Pamfleti
Në burg për inceneratorët, Lefter Koka kërkesë

Në burg për inceneratorët, Lefter Koka kërkesë gjykatës: Hiqni sekuestron e kantinës së verës

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka i cili ndodhet në burg për aferën e Inceneratorëve, ka kërkuar të hiqet sekuestro e kantinës së verës ku rezulton të jetë pronar me 88.19% të aksioneve.

Rekursi vjen pasi Koka humbi dy beteja të tjera në dy shkallë të Gjyqësorit. Biznesi u vu në sekuestro pas hetimeve për inceneratorin e Elbasanit.

Kujtojmë se Gjykata e Posaçme e Apelit vendosi ndaj Kokës “arrest me burg”, ndërsa ish-ministri bëri rekurs në Gjykatën e Lartë për ndryshimin e kësaj mase sigurie, në datën 7 mars. Por GJL, nuk e pranoi kërkesën e tij, duke e cilësuar si të ligjshëm vendimin e Apelit të GJKKO.

Në dhjetor të vitit të kaluar SPAK urdhëroi prangosjen ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka për dosjen e shumëpërfolur, atë të inceneratorit në Elbasan.

Prokuroria e Posaçme akuzon ish ministrin e mjedisit për tre akuza. Ndaj tij rëndojnë akuzat e shpërdorimit të detyrës”, “pastrim të parave” dhe korrupsion”. Hetimet disa mujore zbuluan se Lefter Koka favorizoi pronarët dhe administratorët e kompanisë lidhur me koncesionin e inceneratorit të Elbasanit.

Sipas SPAK  Koka akuzohet se ka përfituar rryshfet në vlerën e 3.7 milion eurove nëpërmjet kompanive fiktive të zotëruara nga familjarë dhe të njohur të tij.

Aktualitet #kantine e veres gjykatë inceneratorët Kerkese Lefter Koka sekuestro