Bota31 Tetor 2018, 12:49

Në Francë lindin fëmijë me deformime, nis hetimi kombëtar

Shkruar nga Pamfleti
Në Francë lindin fëmijë me deformime, nis hetimi

Në Francë po lindin fëmijë me deformime, nis hetimi kombëtar

Franca ka ndërmarrë një hetim kombëtar lidhur me shkaqet e foshnjeve që lindin me një gjymtyrë mangut apo deformim të gjymtyrëve.

Sipas mediave franceze, lajmin e nisjes së hetimit e kanë bërë të ditur vetë autoritetet. Hetimi u ndërmor pasi rastet e lindjeve të fëmijëve me deformime u zbuluan në disa rajone të vendit, tha një zyrtar i lartë i shëndetit publik.

Kreu i Agjencisë së Shëndetit Publik në Francë, Francois Bourdillon, tha për radio RTL se “hetimet janë në zhvillim e sipër dhe rezultatet do të njihen për rreth tre muaj“.

Ky hetim kombëtar ka ardhur për faktin se në 15 vitet e fundit, rreth 25 fëmijë në rajone të ndryshme të Francës kanë lindur me deformime.

Autoritetet e shëndetit raportuan 11 raste në zonën e Ain, në kufi me Zvicrën, nga viti 2000- 2014. Këto shifra nuk ishin bërë publike më përpara.

Deri tani nuk dihet shkaku i këtyre deformimeve pavarësisht testeve që u janë bërë nënave për të parë nëse ata kanë qenë të ekspozuara ndaj substancave të përbashkëta.

 

Bota Deformime femijë francë