Politike22 Maj 2022, 11:23

Në garë me Berishën për kreun e ri të PD, voton Ibsen Elezi: Nuk toleroj asnjë shkelje!

Shkruar nga Pamfleti
Në garë me Berishën për kreun e ri të PD, voton Ibsen

Në garë me Berishën për kreun e ri të PD, voton Ibsen Elezi: Nuk toleroj asnjë shkelje!

Ibsen Elezi i vetmi kandidat i cili garon ‘kokën më kokl’ me ish- kryeministrin Sali Berisha bëri thirrjen që mos bëhen shkelje në procesin e votimit. Ndërsa theksoi se pas shpalljes se vendimit  do ta njohë  rezultatin.

“Drita e së ardhmes nuk është as doktori, as unë, por demokracia në këtë vend. Individët nuk janë drita e diellit. Jemi në një sistem ku duhet të vendosim për ide, jo për individë”, tha Elezi.

Ai tha nuk do të tolerojë parregullsi të konstatuara të kryera nga komisionerët.

“Jam fokusuar shumë te procesi dhe ndaj kam pranuar të jem në këtë garë. Kam luftuar shumë për proceset. Pas shpalljes së vendimit do ta njoh rezultatin. Kam toleruar shkelje të vogla, por nëse verifikohet se komisionerët nuk do jenë korrekt nuk do ta toleroj”, tha Elezi gjatë komunikimit për mediet pasi votoi për kreun e PD-së.

Politike Ibsen Elezi PD Sali Berisha