alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

‘Në kasafortën e kreut të Sigurimit të Shtetit u gjetën monedha e dhëmbë floriri, unaza, bizhuteri ‘, historiani Dervishi publikon dokumentin

28/07/2022, 9:36
ne Dossier
A A
'Në kasafortën e kreut të Sigurimit të Shtetit u gjetën monedha e dhëmbë floriri, unaza, bizhuteri ', historiani Dervishi publikon dokumentin

'Në kasafortën e kreut të Sigurimit të Shtetit u gjetën monedha e dhëmbë floriri, unaza, bizhuteri ', historiani Dervishi publikon dokumentin

Kjo sa më sipër në titullin e këtij shkrimi, është e pohuar zyrtarisht, jo nga funksionarë të zakonshëm, por nga ish-kreu i Shërbimit të Fshehtë, (Sigurimit të Shtetit), kolonel Vaskë Koleci, i cili bashkë me detyrën, i ka dorëzuar pasardhësit edhe kasafortën me një inventar sendesh të shtrenjta, madje edhe dhëmbë floriri!

Shkruan Kastriot Dervishi 


-Lexo edhe:

Relacioni sekret: Shokët në Vjenë, na thanë se; nga të sëmurët që vijnë këtu për kurim nuk ka asnjë punëtor

‘Titullarët e disa ambasadave po pengojnë punën e agjentëve tanë’/ Relacioni sekret për Hysni Kapon

DOKUMENTI

Ka qenë fundi i tetorit të vitit 1948, kur Vaskë Koleci është shkarkuar si drejtor i Sigurimit të Shtetit dhe i ka dorëzuar zyrën e mjetet e punës Kadri Hazbiut, një tjetër personazh ky që u bë po aq i njohur në krye të Shërbimit të Fshehtë (Sigurimit të Shtetit).

Në proces-verbalin e Hazbiut, siç duket në faksimilen që po botojmë, përveç dosjeve sekrete, ku dallojnë ato me direktivat e jugosllavëve për organizimin e Policisë Sekrete, gjendet edhe një listë e gjatë me një mori sendesh me vlerë që i janë gjetur në kasafortë kreut të sigurimit.

Pjesa më e madhe e tyre u përket të dënuarve politikë, që më sa duket kanë përfunduar në zyrën e shefit të Shërbimit Sekret pas plaçkitjes që vartësit e tij u kanë bërë atyre para ekzekutimit. Në inventarin e tyre bie në sy sasia e madhe e monedhave dhe sahateve të floririt, e sendeve të tjera të shtrenjta, madje deri edhe dhëmbë floriri etj.

LISTA

Përmbajtja e inventarit të proces-verbalit të firmosur nga Hazbiu dhe Koleci më 30.10.1948, është vërtetë befasuese.

Mjafton t’i hedhësh një sy listës së monedhave dhe sendeve që janë gjetur në kasafortën e drejtorit të Sigurimit të Shtetit. Në të është hedhur e zeza në të bardhë:

Një zarf me 1.286 dollarë amerikanë, 20 sterlina floriri, 16 lira turke, 610 napolona ari, 34 florinj turk, gjendja e arkës 1.755.823, 41 sahate xhepi, një kuti me 12 gota argjendi, një qese me mexhite Turqie, një pako me argjendari të vjetra, 10 copë gjyzlykë, dy sahate të tjerë, 5 copë unaza floriri, një sasi me para shqiptare, një tabakon argjendi, një zarf me tre sahate me 1980 lekë, zarf i Eugenio Scaturos me një unazë floriri, zarf i Aleks Vasilit me para, zarf i Rizio Konfredo me disa para dhe një stilograf të vjetër, zarf i Hans Valës me para të vjetra, zarfi i … para të vjetra e një sahat xhepi, zarf i Mario Guarnierit dhe një orë, zarf i Mihal… dhe një stilograf e para të vjetra, zarf i Kujtim Beqirit, një unazë floriri dhe sahat xhepi, zarf i Pandeli Zografit, një orë e para të vjetra, zarf i Zyraka Manos, para të vjetra dhe një orë grash, lira turke, një sterlinë, 3 napolona ari dhe një zinxhir floriri, zarfi i Abdyl Sharrës, një sahat e para të vjetra, një zarf me para të vjetra dhe një palë syze, orë dore e Selim Kërlukut, dy dhëmbë floriri, dy sahate gjermanë, një byzylyk i vlefshëm i Hysen Shehut, një kapele gruaje me 48 copë flori me dy copë rrathë indianë, 160 sterlina letër, një kuti me një stilograf me penë floriri të Taraskonit, një kuti me dekorata të vjetra, një kuti me argjendari, një orë e një qostek floriri, një unazë me gurë jeshil floriri, një zinxhir floriri, 4 kopsa floriri, 1 mijë franga egjiptiane, zarf i Namik Xhelilit, disa para të vjetra, një orë e një palë gjyzlykë dhe 1 mijë lekë të reja, zarf i Emin Bakallit me 690 lekë, një stilograf e një orë, zarf i Mirush Përmetit, një palë vëthë floriri në kuti, një sënduk me një copë lirë floriri, një orë dhe 3 byzylykë, dëftesë për 183.429 lekë, dy çeqe nga 500.00 lekë, gjashtë dengje të lidhura me nga 100 copë 500-lekëshe, dhjetë dengje njëmijëlekëshe, dhjetë dengje me 1000 copë 50-lekëshe, 70 copë mijëshe, 6 copë 500-lekëshe, 2 dengje nga 100 copë, 59 copë 100-lekëshe, një deng me 100 copë 50-lekëshe, 188 copë nga 50 lekë etj.

Të tërheq vëmendjen fakti që midis shumë sendeve të çmuara, në kasafortën e kreut të Sigurimit të Shtetit, gjendeshin edhe dy dhëmbë floriri, të cilat me siguri duhet t’i kenë takuar ndonjë të dënuari me vdekje, apo ndonjë të vdekuri në Hetuesi.

Të plaçkiturit

Tre janë grupet e të plaçkiturve, sendet e të cilëve janë regjistruar në proces-verbalin e Kadri Hazbiut dhe Vaskë Kolecit, të vitit 1948.

Së pari, grupi “antiparti” i Kadri Hoxhës dhe Ludovik Nikajt.

I pari, një figurë e njohur e Luftës, përfaqësues ushtarak në Bari të Italisë, deputet i Kuvendit Popullor, me mandat të ndërprerë pas arrestimit.

I dyti, Ludovik Nikaj, personazhi i filmit artistik “Vendimi”, me subjekt tërësisht të trilluar, të cilit i atribuohet “tradhtia” për tregimin e bazave të komunistëve gjatë vitit 1942. Ai ndodhej i internuar në Itali dhe me mbarimin e Luftës kërkoi të kthehet, pasi martonte vëllain. Te filmi “Vendimi” paraqitet sikur një njësit e ka arrestuar në Bari. Ludoviku sa mbërrin në Shqipëri, kërkoi takim me Koçi Xoxen ose Enverin, por përfundoi në Hetuesi e më vonë para pushkatimit.

Grupi i dytë është ai i Deputetëve, ku përmenden Arif Gjyli dhe Islam Radovicka. Pjesa tjetër e të plaçkiturve u përket inxhinierëve të procesit të “Kënetës së Maliqit”. Abdyl Sharra, Kujtim Beqiri, Zyraka Mano dhe dy italianët janë ndër të dënuarit me vdekje, të cilët janë shfaqur në varjet apo pushkatimet publike që u bënë në atë kohë. Në listën e inventarit të proces-verbalit të mësipërm nuk mungojnë edhe emra të tjerë, të anatemuar në vitet e para pas mbarimit të Luftës, si “reaksionarë dhe armiq të betuar të Pushtetit Popullor”.

Skënder Kosova

Kryepolici i Tiranës i viteve të para të pas mbarimit të Luftës, ishte bërë tmerri i qytetit, sidomos i familjeve të të dënuarve politikë. Dokumentet e Sigurimit përmbajnë dhjetëra denoncime të grave të të arrestuarve për sjelljet brutale të tij. “Autoriteti lokal i Sigurimit, si Skënder Kosova’, – shkruhet në një syresh që mban datën 13 janar 1947, – ‘e ka tepruar me qëndrimin kundra grave dhe familjarëve të armiqve të dënuar”.

Teprime të tilla, si bastisje shtëpish dhe plaçkitje sendesh personale, ku nuk kurseheshin as teshat e trupit, në Tiranën e atyre viteve krahasoheshin me ato të pushtuesit. Sidoqoftë, Skënder Kosova nuk ishte një rast i shkëputur, por pjesë e profilit brutal të Sigurimit të Shtetit.

E vetmja shifër zyrtare, referuar dokumenteve të Sigurimit, është ajo e vitit 1948, e botuar në vitin 1984, në revistën “Në shërbim të popullit”. Sipas saj, që nga lufta e deri në atë periudhë ishin sekuestruar 43.816.682 monedha floriri dhe bizhuteri. A është e plotë ajo? Pa dyshim që jo. /Memorie.al/

ProMarketing
smile

Te rekomanduaraLajme

Relacioni sekret: Shokët në Vjenë, na thanë se; nga të sëmurët që vijnë këtu për kurim nuk ka asnjë punëtor
Dossier

Relacioni sekret: Shokët në Vjenë, na thanë se; nga të sëmurët që vijnë këtu për kurim nuk ka asnjë punëtor

12/08/2022, 7:58
‘Titullarët e disa ambasadave po pengojnë punën e agjentëve tanë’/ Relacioni sekret për Hysni Kapon
Dossier

‘Titullarët e disa ambasadave po pengojnë punën e agjentëve tanë’/ Relacioni sekret për Hysni Kapon

11/08/2022, 8:25
Inxhinieri që u akuzua se do vriste Enver Hoxhën
Dossier

Inxhinieri që u akuzua se ishte ‘agjent i UDB-së’ dhe do vriste Enver Hoxhën

10/08/2022, 10:01
Historia e panjohur e ngjarjes që terrorizoi Mirditën: Pas vrasjes së deputetit, Mehmet Shehu me dy kolonelët rusë ekzekutuan 14 burra
Dossier

Historia e panjohur e ngjarjes që terrorizoi Mirditën: Pas vrasjes së deputetit, Mehmet Shehu me dy kolonelët rusë u ekzekutuan 14 burra

09/08/2022, 8:03
“Adriatiku”, hoteli i dashurive nën survejimin e Sigurimit
Dossier

“Adriatiku”, hoteli i dashurive nën survejimin e Sigurimit

08/08/2022, 8:20
‘Akuzoi Enverin se urdhëroi vrasje të fshehta shtetërore’, Qemal Lames: Ministri Xoxe u vra pasi u bashkua me Titon kundër diktatorit
Dossier

‘Akuzoi Enverin se urdhëroi vrasje të fshehta shtetërore’, Qemal Lames: Ministri Xoxe u vra pasi u bashkua me Titon kundër diktatorit

07/08/2022, 8:10
Kliko me shume
Lajmi Tjeter

Albin Kurti publikon marrëveshjen 200 mln dollarë të nënshkruar në SHBA

"Karvani i Diasporës" filloi në komunën e Gjilanit

Lajmi i Dites

Kleçka e dosjeve të reja të Ilir Metës që u depozituan në SPAK

Kleçka e dosjeve të reja të Ilir Metës që u depozituan në SPAK

12/08/2022, 14:27

Lajmet e fundit

Detajet tronditëse nga ngjarja në Malin e Zi/ 34-vjeçari vrau fillimisht fqinjën me fëmijët e saj, u ekzekutua nga një banor i lagjes

12/08/2022, 21:53

Me kërkesë të prokurorisë, gjykata ia konfiskon pasaportën Zhan Mitrevit

12/08/2022, 21:53

Masakra në Mal të Zi/ Qeveria shpall 3 ditë zie kombëtare, Gjukanoviç shpreh ngushëllimet për familjarët e viktimave

12/08/2022, 21:52

“Duhet të hapim dosjet”, deputetja e PD: Ka ardhur momenti të mësojmë të vërtetën për spiunët e Sigurimit

12/08/2022, 21:46

Ish-oficeri britanik në Kosovë: Pajtohem me Osmanin e Kurtin rreth paralajmërimeve për luftë

12/08/2022, 21:36

Aksident i rëndë në aksin Levan-Tepelenë, 8 persona të plagosur (Foto)

12/08/2022, 21:33
Currently Playing

Fortex

Fortex

00:00:08

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Follow Instagram

    The Instagram Access Token is expired, Go to the Customizer > JNews : Social, Like & View > Instagram Feed Setting, to refresh it.

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In