
Nuk kanë fund çmenduritë që vijnë nga Moska. Pas shpopullimit që po ju bëhet zonave të pushtuara në Ukrainë, tashmë do futen në lojë koreano-veriorët.
Ambasadori i Kremlinit në Korenë e Veriut, Alexander Matesegora, sugjeroi që punëtorët e Koresë së Veriut mund të përdoren për të rindërtuar dy republikat separatiste në Ukrainën Lindore. Ai gjithashtu pretendoi se si shpërblim Pheniani do të marrë pajisje industriale dhe grurë shumë të nevojshme nga Ukraina
Megjithatë, ofrimi i pajisjeve industriale ndaj Phenianit do të shkelte sanksionet e Kombeve të Bashkuara, të cilat Moska i ka mbështetur më parë.
Sipas Telegraph, Matsegora tha: “Të kualifikuar, punëtorë dhe të gatshëm për të punuar në kushtet më të vështira, ndërtuesit koreanë do të jenë një aset në detyrën serioze të restaurimit të objekteve sociale, infrastrukturore dhe industriale të shkatërruara”
Pavarësisht sanksioneve të mëparshme, Koreja e Veriut është vetëm vendi i tretë që ka njohur zyrtarisht Donetsk dhe Luhansk si republika të pavarura, pas Rusisë dhe Sirisë.
Denis Pushilin, kreu i Republikës Popullore të Donetskut, përshëndeti njohjen e bërë nga Pheniani.