Aktualitet18 Prill 2022, 09:54

Në kërkim ndërkombëtar për rrëmbim e prostitucion, arrestohet 52-vjeçari në Durrës

Shkruar nga Pamfleti
Në kërkim ndërkombëtar për rrëmbim e prostitucion,

Në kërkim ndërkombëtar për rrëmbim e prostitucion, arrestohet 52-vjeçari në Durrës

Një 52-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar nga policia e Durrësit, me qëllim ekstradimi, drejt Italisë.

Ermal Gjoka, banues në Durrës, ishte shpallur në kërkim, pasi autoritetet gjyqësore në Verona/Itali, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar në ngarkim të tij, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese italiane vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi.

“Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e personave në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Njësinë Operacionale të Drejtorisë së Policisë Rrugore  dhe Interpol Tirana, në kuadër të operacionit policor të koduar “Verona”, bënë kapjen dhe arrestimin provizor, me qëllim ekstradimin drejt Italisë, të shtetasit:
-E. Gj., 52 vjeç, banues në Durrës.  Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore në Verona/Itali, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar në ngarkim të tij, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, të parashikuara nga Kodi Penal i Italisë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Aktualitet Arrestim Durrës Kërkim Ndërkombëtar Prostitucion rrembim