Politike 1 Dhjetor 2022, 19:18

Në kërkim për mashtrimin 2.4 mld euro me Call Center-at, Berisha: Amant Josifi është biznesmen pushteti, e mbulon Olsi Rama!

Shkruar nga Pamfleti
Në kërkim për mashtrimin 2.4 mld euro me Call Center-at, Berisha:

Kreu i Rithemelimit Sali Berisha deklaron se pronari call-centerit me lidhje të nivelit të lartë me qeverinë shqiptare, ndaj të cilit është lëshuar një urdhër -arrest për mashtrimin me kriptomonedhat, është biznesmeni Amant Josifi.

Gjatë një takimi me banorët e njësisë 3 dhe 1 në Tiranë, Berisha theksoi se Josifi, i cili u vodhi qytetarëve evropian 2.2 miliardë euro, është një biznesmen pushteti që ka mbrojtjen e Olsi Ramës.

“Këtu kam denoncuar vjedhjet që po bëhen me bitcoin. Këtu kanë zbarkuar policitë e vendeve të BE-së, sepse rrjeti i ‘call center’-ave i identifikuar tani të një biznesmeni që quhet Amant Josifi, biznesmen pushteti ai që ka mbulimin e plotë të Olsi Ramës, u ka vjedhur qytetarëve evropian 2.2 miliardë euro. Duke i joshur, duke i mashtruar, blini Bitcoin dhe vendoseni në këtë aplikacion se kompania jonë do ua vlerësojë 30% më shumë dhe ky Bitcoin kalon në kuletat e hajdutëve shqiptarë, konvertohet në lekë ose depozitohet në Emiratet e Bashkuara. Ky është një nga mekanizmat që Rama do t’ia kalojë edhe princit të Emirateve për pasuri. Alabbar është i pasur, por Rama në këtë mënyre do bëhet më i pasur se Alabbar”, tha Berisha.

Vlen të theksohet se, përmes një artikulli ditën e djeshme, media spanjolle “El Pais” raporton se operacioni ndërkombëtar për vënien para drejtësisë së personave përgjegjës për mashtrimin e 200 mijë europianëve me kriptomonedhat ka mbërritur edhe në Shqipëri.

Sipas spanjolles, “autoritetet spanjolle morën pjesë në bastisjen shqiptare, burimi kryesor i thirrjeve të marketingut për viktimat në gadishullin Iberik. Një urdhër-arresti është lëshuar për Amant J., një pronar call-center me lidhje të nivelit të lartë me qeverinë shqiptare, i cili është edhe këshilltar i Ministrisë së saj të Mbrojtjes”.

Kriminelët kanë grumbulluar 2.5 miliardë dollarë (2.4 miliardë euro) nga qindra mijëra viktima në mbarë botën.

Politike #Amant Josifi Berisha Olsi Rama