Kronike13 Dhjetor 2022, 10:11

Në kërkim për tentativë vrasje, ekstradohet nga Spanja 37-vjeçari nga Durrësi

Shkruar nga Pamfleti
Në kërkim për tentativë vrasje, ekstradohet nga Spanja

37-vjeçari Enkel Kërtalli është ekstraduar nga Spanja drejt Shqipërisë. Ai akuzohej për tentativë vrasjeje ndaj Dashamir Gjokës. Operacioni u zhvillua mes Interpol Tiranës dhe autoriteteve spanjolle.

“Shtetasi E. K., 37 vjeç është arrestuar nga autoritetet policore në Spanjë, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në zbatim të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin e datës 22.09.2017, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Shtetasi E. K., në gusht 2017, në Shijak, Durrës, në bashkëpunim me shtetasin M. B., ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi D. Gj.”- thuhet në njoftim.

Kronike ekstradim tentativë vrasje