Në ngjarje e rëndë është shënuar ditën e djeshme në Prevallë të Kosovës. Një 24-vjeçar është gjetur i pajetë brenda një humnerë.
I riu me iniciale A.Gj. ishte shpallur në kërkim disa ditë më parë nga familja e tij.
“Telefonatën e parë e kishim pranuar në ora 14:35, menjëherë kemi dalë në vendin e ngjarjes. Rreth orës 18:45 e kemi pranuar informacionin nga mjeku kujdestar që ka qenë në vendin e ngjarjes se viktima ishte pa shenja jete”, ka thënë Shaban Osmanollaj, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren.
Sipas Policisë viktima ishte duke ecur në një shteg malor dhe dyshohet se ka rrëshqitur e ka rënë në humnerë. Nga plagët e marra ai ka humbur jetën.