
Në luftë për "kështjellën" e fundit; BE fond solidariteti për rindërtimin e Ukrainës nga pushtimi rus
Teksa Sergei Lavrov flet për një “fazë të re” të luftës, shqetësimet po rriten për “kështjellën” e fundit të Ukrainës, Mariupolin.
Përmes një mesazhi në Twitter, presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel njofton se Perëndimi po mobilizohet dhe se BE planifikon të themelojë Fondin e Solidaritetit në mbështetje të Ukrainës. Michel vuri në dukje koordinimin e mëtejshëm mes vendeve perëndimore ndaj agresionit rus kundër Ukrainës.
“Ne diskutuam nevojën për ndihmë të mëtejshme humanitare, financiare dhe ushtarake ,” shtoi ai.
Shefi i politikës së jashtme të komisionit, Peter Stano, përsëriti më herët se BE do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën financiarisht dhe ushtarakisht derisa Rusia të ndalojë luftën.
I pyetur gjatë konferencës së sotme nga Komisioni nëse BE-ja po e zgjaste konfliktin ndërsa furnizonte me armë Ukrainën, Peter Stano tha se ” më shumë armë për Ukrainën do të thotë aftësi më të mëdha mbrojtëse të forcave të armatosura ukrainase “.