alb
alb
Pamfleti
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
alb
Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet

Në makinë me Endrit Doklen, prokuroria kërkon sekuestrimin e pasurisë së Fatjon Muratit

14/10/2022, 16:24
ne Kronike, Kryesore
A A

Prokuroria ka kërkuar sekuestrimin e pasurisë për Fatjon Muratit, të riun që u kap pak ditë më parë në makinë me ish-anëtarin e bandës së Durrësit, Endrit Dokle.


-Lexo edhe:

“Historia e tij ka kaluar në një nivel showbizi”, Artan Hoxha zbulon nëse Ervis Martinaj ka kryer ndërhyrje plastike

Rama pret biletën e “non gratës”, ka shkelur dy herë ligjet e SHBA

Ai u arrestua për një depo armësh të zbuluar në Tiranë, teksa rezulton dhe i kërkuar në Itali. Por në kuadër të hetimeve, prokuroria ka zbuluar dhe pasuri të paligjshme të tij me vlerë miliona euro dhe për këtë arsye ka kërkuar sekuestro.

Bëhet fjalë për 7 pasuri, përfshirë apartamente, dyqane dhe bar-kafe. Prokuroria dyshon se këto prona javë vënë nga veprimtaria kriminale. Sipas organit të akuzës, Murati rezulton në kërkim ndërkombëtar për disa vepra penale.

“Më datë 31.10.2015 për evazion nga masa alternative në burg, nëpërmjet masës së vendosur nga Gjykatësi për Hetimet Paraprake të Gjykatës së Trevizos; Më datë 07.11.2015 Gjykata e Trevizos ka urdhëruar arrestimin dhe paraburgimin në burg për veprën penale të “Pranimit të mallrave të vjedhura”, “Posedim abuziv të armëve”, “Trafikim të lëndëve narkotike”; Më datë 26.04.2016 Gjykata e Venecias ka urdhëruar arrestimin dhe paraburgimin në burg për veprën penale të “Pjesëmarrjes në krime”; dhe më datë 26.07.2017 në përfundim të aktivitetit të quajtur “Cosmopolis” në kuadër të procedimit penal pranë autoriteteve gjyqësore të Padovas, është raportuar për veprën penale të “Trafikimit të kokainës””, njofton prokuroria. Kërkesa është dorëzuar në gjykatë dhe pritet vendimi i saj.

Njoftimi i plotë

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë kërkon sekuestrimin e pasurive për shtetasin F.M. dhe familjarët e tij për përfshirje në veprimtari kriminale, për vepra penale të cilat gjenerojnë të ardhura të paligjshme (lëndë narkotike).

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë më datë 07.02.2018, mbi bazën e materialit të referuar nga Drejtoria e Policisë Qarkut Tiranë ka regjistruar procedimin penal Nr.2600 për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i K.Penal.

Më datë 21.03.2018 nga ana e Seksionit Kundër Pastrimit të Parave në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë janë referuar materialet e para hetimore për shtetasit F. M, Q.A, N.V. K.P., dhe V.K. si pjesë e një organizate kriminale, ku një pjesë e anëtarëve të saj janë arrestuar nga policia italiane, ndërsa të tjerë janë në kërkim. Kjo organizatë është marrë fillimisht me vjedhje dhe më pas e ka zgjeruar aktivitetin e saj edhe trafikimin e lëndëve narkotike.

Shtetasi F.M rezulton i kërkuar në nivel kombëtar për:

Më datë 31.10.2015 për evazion nga masa alternative në burg, nëpërmjet masës së vendosur nga Gjykatësi për Hetimet Paraprake të Gjykatës së Trevizos;

Më datë 07.11.2015 Gjykata e Trevizos ka urdhëruar arrestimin dhe paraburgimin në burg për veprën penale të “Pranimit të mallrave të vjedhura”, “Posedim abuziv të armëve”, “Trafikim të lëndëve narkotike”;

Më datë 26.04.2016 Gjykata e Venecias ka urdhëruar arrestimin dhe paraburgimin në burg për veprën penale të “Pjesëmarrjes në krime”; dhe

Më datë 26.07.2017 në përfundim të aktivitetit të quajtur “Cosmopolis” në kuadër të procedimit penal pranë autoriteteve gjyqësore të Padovas, është raportuar për veprën penale të “Trafikimit të kokainës”.

Shtetasi Q. A. rezulton momentalisht i kërkuar në nivel kombëtar për:

Masa e lëshuar më datë 26.04.2016 për arrestim dhe paraburgim në burg nga autoritetet gjyqësore të Venecias për pjesëmarrje në krime e finalizuar në trafikim të lëndëve narkotike dhe vepra kundër pasurisë;

Masa e lëshuar më datë 07.05.2016 për arrestim dhe paraburgim në burg nga autoritetet gjyqësore të Veronas për pjesëmarrje në krime; dhe

Masa e lëshuar më datë 01.07.2016 lëshuar nga autoritetet gjyqësore të Trevizos për pranim të mallrave të vjedhur, posedim abuziv të arnmëve dhe lëndëve narkotike, ku kishte për të shlyer dënimin me 3 vjet, 10 muaj e 17 ditë.

Nga verifikimet financiare që janë bërë nga shërbimet policore paraprakisht për shtetasit e lartpërmendur, rezulton se në emër të tyre dhe familjarëve të tyre ka pasuri të luatjshme dhe të paluajtshme, origjina, burimi i krijimit të aseteve nuk justifikohen me të ardhurat e ligjshme të krijuara prej tyre.

Nga analiza në tërësi e provave dhe akteve të administruara nga hetimi paraprak i këtij procedimi penal, si dhe çmuarjes së tyre me objektivitet, arrijmë në konkluzionin se pasuritë e paluajtshme të shtetasit F.M. dhe familjareve të tij dyshohet, përtej çdo dyshimi të arsyeshëm të bazuar në prova, se janë produkte të veprave penale ose i veprimtarisë kriminale, në të cilat ka qenë i përshirë, si dhe ka rrezik që disponimi i lirë i tyre mund të rëndojë pasojat e veprës penale për të cilën është regjistruar ky procedim penal, duke u tjetërsuar ose transferuar tek të tretët.

Këto pasuri të luajtshme/të paluajtshme janë në zotërim të drejtpërdrejtë të subjektit hetimor F.M. si dhe familjarëve të tij M.M. (nëna) Y.M, (vëllai).

Sa më sipër, bazuar në nenin 274, paragrafi 1 e 2 të K.Pr.Penale,

K Ë R K O J M Ë :

I.         Sekuestrimin e pasurive te paluajtshme:

–          Pasuria nr. 4/40/ND+1-2, ZK. 8330, sip ndërtimi 120 m2.

–          Pasuria nr. 9/73-N7, ZK 8310, rrg “Lord Bajron, njësi shërbimi (dyqan) sip 40 m2.

–          Pasuria nr.215/189+3-N14, ZK 3866, rrg “Shaban Matraku”, apartament sip 90.30 m2.

–          Pasuria nr.4/40/ND+1-1, Zk 8330, një ndërtesë 7+1-katëshe me sipërfaqe ndërtimi 317m2.

     Sekuestrimin e pasurive të luajtshme:

–          Aktiviteti tregtar i rregjistruar si person fizik me NIPT L71814001H, hapur me datë 14.06.2017, me fushë veprimtarie, tregti me pakicë të artikujve të imët ushqimor;

–          Aktiviteti tregtar i rregjistruar si person fizik me NIPT L81619013E, me veprimtari Bar –Kafe; dhe

–          Aktiviteti tregtar rregjistruar si person fizik me objekt veprimtarie, lavazh makinash, në emër të shtetasit Y. M


smile
Lajmi Tjeter
Fati i keq ndjek Tomas Strakoshën, gardiani kuqezi dëmtohet duke pritur penallti, mungon në 2 miqësoret e kombëtares

Fati i keq ndjek Tomas Strakoshën, gardiani kuqezi dëmtohet duke pritur penallti, mungon në 2 miqësoret e kombëtares

Çfarë po fsheh qeveria? Delina Ibrahimaj mban sekret raportin e performancës së koncesioneve

Çfarë po fsheh qeveria? Delina Ibrahimaj mban sekret raportin e performancës së koncesioneve

Lajmi i Dites

Para, armë, spiunazh e mashtrime: Dorjan Duçka “spiuni” nga Berati, strumbullar i aferave në 4 kontinente, ia mbath në Dubai

01/02/2023, 9:18

Lajmet e fundit

Protesta e 11 shkurtit, Berisha e ka sërish hallin te vula e PD: Do ta shporrim Ramën, po na merr partinë

01/02/2023, 23:12

SHBA sanksionon rrjetin rus të tregtarëve të armëve

01/02/2023, 23:04

Skandali me zyrtarin e FBI, Haklaj: Berisha të kërkojë falje, njollosi PD-në për rublat ruse

01/02/2023, 22:59

“Jetojmë në një shoqëri nepotike”, Kreshnik Spahiu: Shqiptarët besojnë më shumë te partia sesa te Zoti

01/02/2023, 22:56

Memli Krasniqi: Asociacioni, pjesë e marrëveshjes së përgjithshme

01/02/2023, 22:52

“Korrupsioni është futur në çdo nivel të shtetit”, Dashamir Shehi: Ka ardhur koha për një përmbysje të madhe

01/02/2023, 22:49

“MEDIA QË S’E DORËZON PAVARËSINE E SAJ, I PARAPRINE NJË QEVERISJE TE NDERSHME”

“Pamfleti” është një platformë mediatike analitike që u “lind” si domosdoshmëri e një tribune pa kompromis, si një zë i fuqishëm në luftën pa ekuivok ndaj krimit dhe korrupsionit politik në Shqipëri.

Na ndiqni ne rrjetet sociale

Kerko sipas Arkives:

Kerko sipas Kategorise

  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Ska rezultate
Shiko te gjitha rezultatet
  • Kreu
  • Tiranë
  • Prishtinë
  • Shkup
  • Anti-Mafia
  • Politike
  • Bota
  • Kronike
  • Showbiz
  • Kulture
  • Sport

© 2020 Pamfleti Media

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In