Aktualitet22 Tetor 2022, 13:08

· Shkupi

Shkruar nga Pamfleti
· Shkupi

Në Maqedoninë e Veriut gjithnjë e më shumë qytetarët po përballen më vështirësi ose janë afër pragut të varfërisë, raporton EN. Kostot e jetës janë bërë thuajse të papërballueshme edhe për shtresën e mesme, ndërsa shtresa më e varfër nuk mund ti plotësojë as kushtet më minimale të jetesës.

“Jetoj e vetme, shpenzimet për mëngjesin, drekën dhe darkën më kushtojnë më së paku 1000 deri në 1200 denarë. Ushqimet janë shtrenjtuar, djathi është rritur me 400 denarë, rritje ka pasur edhe buka, vezët dhe fruta perimet. Një familje me 4-5 anëtarë e ka të pamundur t’ia dalë në fund të muajit”- tha qytetarja, informon portalb.mk

Për pensionistin Shefi Shemshedini, prodhimi i disa produkteve në bahçen e shtëpisë i jep një dorë në përballimin e jetesës. Ai ka një familje me 12 anëtarë, ku shumica është pa punë.

“Nuk e di sa mund të harxhojmë se në fshat gjysmat e prodhimeve i bëjmë vetë. Nëqoftëse do blinim çdo produkt, me 200 euro pension që marr, nuk më dalin as për energjinë elektrike dhe ujin. Përveç pensionit që e marr unë, vajzën e kam të sëmurë, shoqja nuk punon askund, vetëm pensioni im dhe të tjerët janë pa punë, nuk punon asnjëri…”- tha qytetari.

Sektori civil kërkon masa urgjente afatgjate për të ndihmuar qytetarët që kanë vështirësi ekonomike dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në krijimin e politikave për përmirësimin e cilësisë së jetës.

Sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror për Statistika, në vitin 2020 në Maqedoninë e Veriut, mbi 450 mijë qytetarë jetojnë nën pragun e varfërisë.

Shkupi