Politike 5 Prill 2018, 09:02

Në Milot plas dajaku, në Elbasan digjen gomat

Shkruar nga Pamfleti

Ashtu siç kishte paralajmëruar, opozita ka nisur sot protestat për të vënë në zbatim aksionin për mosbindje civile të shoqëruar me bllokimin e katër akseve kryesore rrugore.

Deputetët e opozitës dhe qytetarët protestojnë kundër rritjes së vazhdueshme të taksave. Protestuesit kanë bllokuar rrugën dytësore në Vorë, aty ku merr pjesë edhe kreu i PD, Lulzim Basha si dhe deputetë te tjerë të Tiranës.

Protesta e sotme ka nisur në orën 10:00 dhe pritet të përfundojë në orën 13:00, ndërsa akset e bllokuara nga protestuesit do të jenë: rrethrrotullimi i Bradasheshit për Lindjen, rrethrrotullimi në Çerme për Jugun, rrethrrotullimi Milot për Veriun, në Vorë për Shqipërinë e Mesme.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Ndonëse ishte paralajmëruar si një protestë paqësore, situata duket se është tensionuar. Në Elbasan protestuesit kanë djegur goma, ndërsa në Milot ka patur “përplasje” të protestuesve me policinë.

Ndërkohë Policia e Shtetit thotë se nuk ka marrë asnjë njoftim ligjor për tubime dhe përgjegjsit do përballen me ligjin.

“Policia e Shtetit nuk ka marrë njoftim ligjor për protestën dhe mbështetur në ligjin “Për tubimet”, nuk mund të lejojë protesta të askujt, që në emër të lirisë së tubimit, cenojnë lirinë e sigurinë e të tjerëve. Zhvillimi i protestës së paralajmëruar mediatikisht, për vetë natyrën e saj përbën një cënim të rëndë të ligjit, të rendit publik dhe lirisë e sigurisë së çdo qytetari, që ka të drejtën të përdorë hapësirat e pushtuara nga një protestë e tillë.

Organizatorët e kësaj proteste të paligjshme do të përballen me ligjin për çdo pasojë të paparashikuar, që mund të sjellë një protestë e organizuar për të nxitur rrëmujë dhe konflikt në pika nevralgjike për qarkullimin e njerëzve dhe mjeteve”- thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

ZHVILLIMET MINUTE PAS MINUTE

PROTESTUESIT DJEGIN GOMA NË BRADASHESH 
Ora 10:30 BASHA ULET KEMBEKRYQ ME PROTESTUESIT NE VORE
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, prej orës 09:45 të mëngjesit të sotëm i është bashkuar protestës së qytetarëve pranë Vorës. Në këtë protestë, përkrah kryedemokratit ndodhet edhe bashkëshortja e tij Aurela.
Në fotot e siguruara duket se kryedemokrati Basha është tejet i angazhuar, dhe i përqendruar tek celulari i tij.
Kryedemokrati është ulur këmbëkryq me protestuesit në Vorë.

Prej dy ditësh, opozita e bashkuar ka paralajmëruar protestat popullore, dhe i ka bërë thirrje qytetarëve për mosbindje civile.

ORA: 10:20 Deputeti i PD, Ervin Salianji ka folur nga kryqëzimi i Bradasheshit në Elbasan, aty ky po digjen goma në rrugë.

“Djegia e gomave po bëhet në shenjë proteste ndaj kësaj qeverie”- tha Salianji.

JA SA PROTESTUES JANE MBLEDHUR NE VORE
Ora 10:12- Opozita ka bllokuar sot siç u paralajmërua katër akset kryesore në vend.

Protestues të shumtë janë bashkuar sot në thirrjen e opozitës dhe kanë bllokuar lëvizjen e automjeteve. Fotoja që shihni është shkrepur nga lart në Vorë, ku shihen qartë protestuesit që kanë bllokuar te dyja anet e autostrades.

NIS MOSBINDJA CIVILE EDHE NE CERME, DHJETERA PROTESTUES BLLOKOJMË RRUGËN
Ora 10:00 Dhjetëra protestues nga Durrësi, Lushnja, Fieri, dhe qytete të tjera të jugut të vendit, janë mbledhur mëngjesin e sotëm në Cermë. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton se protestuesit do të bllokojnë këtë nyje të rëndësishme të qarkullimit të mjeteve drejt jugut të vendit, në shenjë proteste ndaj taksave të rritura dhe tarifës në Rrugën e Kombit.

NIS MOSBINDJA CIVILE EDHE NE CERME, DHJETERA PROTESTUES BLLOKOJNË RRUGËN
Ora 09:55 Dhjetëra protestues nga Durrësi, Lushnja, Fieri, dhe qytete të tjera të jugut të vendit, janë mbledhur mëngjesin e sotëm në Cermë. Gazetarja Klodjana Haxhiaj raporton se protestuesit do të bllokojnë këtë nyje të rëndësishme të qarkullimit të mjeteve drejt jugut të vendit, në shenjë proteste ndaj taksave të rritura dhe tarifës në Rrugën e Kombit.

DHJETËRA PROTESTUES MBLIDHEN TEK KRYQEZIMI I MILOTIT
Ora 09:52 Gazetari Elidon Ndreka nga Kryqëzimi i Milotit thotë se qindra protestues janë mbledhur për të protestuar kundër taksave të larta dhe tarifës në Rrugën e Kombit. Kreu i PD për Lezhën, Paulin Marku, tha se parashikohet një protestë qytetare.

PROTESTA NË ELBASAN, I BASHKOHET KRYETARJA E LSI DHE DEPUTETËT E OPOZITËS
Ora 09:50 Edhe në Elbasan, në kryqëzimin e Bradasheshit janë mbledhur dhjetëra protestues. Gazetari Fatmir Popja thotë se ky është një kryqëzim i rëndësishëm që lidh qarkullimin drejt zonave juglindore të vendit. Ai thotë se disa deputetë të PD dhe LSI të qarkut të Elbasanit dhe Korçës kanë mbërritur në vendin ku do mbahet protesta.

PROTESTA E OPOZITES NIS NGA VORA, KRYEBASHKIAKU BASHA I BASHKOHET PROTESTUESVE
ORA 09:45 Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, opozita ka nisur sot protestën nga Vora. Gazetarja Elda Menga raporton se dhjetëra protestues janë mbledhur mëngjesin e sotëm në këtë pikë të rëndësishme për qarkullimin rrugor në vend.
Protestuesve në Vorë i është bashkuar edhe kryedemokrati Basha, dhe disa deputetë të PD dhe LSI.

Politike në Elbasan digjen gomat Në Milot plas dajaku