Ujëvara e Niagarës ka marrë mbrëmjen e 28 nëntorit ngjyrat e flamurit Kombëtar Shqiptar. Në një postim në Facebook, ambasadori i Shqipërisë në Kanada, Ermal Muça, shkruan se simboli i vendit, mori ngjyrat kuqe e zi në nderim dhe respekt të 108 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë si edhe Muajit të Trashëgimisë Shqiptare në Ontario.
|Ujëvara e Niagarës, simboli i Kanadasë 🇨🇦 i njohur në mbarë botën, u ndriçua kuq e zi, me ngjyrat e Flamurit Kombëtar 🇦🇱 mbrëmjen e 28 nëntorit, në nderim dhe respekt të 108 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë si edhe Muajit të Trashëgimisë Shqiptare në Ontario.
Mirënjohje e sinqertë për autoritetet përkatëse kanadeze për bashkëpunimin dhe gjestin fisnik!
Gëzuar Pavarësinë Shqipëri! 🇦🇱🇨🇦”, shkruan Muça.