Showbiz30 Prill 2019, 13:43

Në një lidhje dashurie me mashkullin misterioz, Ajsi Xhaxhaj tregon kur do fejohet

Shkruar nga Pamfleti

Në një lidhje dashurie me mashkullin misterioz, Ajsi Xhaxhaj tregon kur do fejohet

Ajsi Xhaxhaj prej një viti është në një lidhje dashurie me një djalë që nuk ka preferuar t’ja zbulojë identitetin. Ajo u ka treguar ndjekësve se nuk është më beqare gjatë një udhëtimi në Paris ku ka postuar një foto me të dashurin por duke ia mbuluar fytyrën.

“Le të biem në dashuri në Paris”, shkruante Ajsi krahas fotos me mashkullin të cilit ia kishte mbuluar fytyrën.

Ajsi vazhdimisht hedh në “Instagram” foto me të dashurin misterioz por asnjëherë nuk ia zbulon fytyrën. Së fundimi ajo është pyetur nga ndjekësit nëse do ketë fejesë në horizont.

“Kur do të fejohesh?”- e pyet ndjekësi, të cilit Ajsi ja ka kthyer duke qeshur:

“Aty e kemi, nuk na ikën.”- duke publikuar edhe një foto ku ka pozuar me dorën e të dashurit të hedhur mbi sup.


Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë VIRAL në facebook : PAMFLETI

Showbiz