Bota22 Maj 2022, 12:41

“Ne nuk do të jemi më kurrë bashkë”, Sekretari Blinken ‘i dedikon’ këngë Vladimir Putinit

Shkruar nga Pamfleti

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken u shpreh me shaka se do të dëshironte t’i kushtonte këngën e Taylor Swift “We Will Never Be Together Again” presidentit rus Vladimir Putin.

Kjo, duke lënë të kuptohet se Shtetet e Bashkuara nuk kanë plane për të rivendosur marrëdhëniet me Rusinë. Blinken e deklaroi këtë gjatë një fjalimi në Universitetin Georgetown.

“Po, Universiteti i New York-ut ftoi Taylor Swift si lektore hyrëse…”, tha fillimisht zyrtari i lartë amerikan.

Në këtë moment, Blinken tregoi se stafi i tij nuk e lejoi të sillte një kitarë në universitet.

“Doja t’i dedikoja një performancë të këngës ‘We Are Never Ever Getting Back Together’ (kënga e Taylor Swift –) presidentit Putin”, shtoi Blinken.

Sipas tij, stafi i kishte thënë që kjo do të ishte “jodiplomatike”.

Shakaja e Blinken erdhi në të njëjtën ditë kur Presidenti i SHBA, Joe Biden nënshkroi një paketë ndihme ushtarake dhe ekonomike prej 40 miliardë dollarësh për Ukrainën, dhe pasi dolën raporte se SHBA planifikonte të rriste kontigjentin e saj në Evropë në 100,000 në të ardhmen e afërt. duke përmendur kërcënimin nga Rusia.

 

Delivering a commencement address for Georgetown University, Sec. Blinken jokes about NYU getting Taylor Swift: "My staff did not let me bring my guitar up here to dedicate a performance of 'We Are Never Ever Getting Back Together,' to President Putin." https://t.co/1yNOqWkEVA pic.twitter.com/LTbsieuMcl

— ABC News (@ABC) May 21, 2022

Bota #Blinken #Putin #Rusi