Politike29 Tetor 2022, 17:37

Në parti e “vrau” votën, Meta thirrje shqiptarëve: Më jepni fuqi që tu jap llogari!

Shkruar nga Pamfleti
Në parti e “vrau” votën, Meta thirrje shqiptarëve:

Ilir Meta ka vendosur rekorde të reja sot, pasi për herë të parë mbahen zgjedhje me një kandidat. Anëtarët e Partisë së Lirisë kanë votuar sot vetëm për Ilir Metën që të bëhet kryetar dhe më e bukura është që vetë Meta ka votuar për veten.

Por tallja me shqiptarët nuk ndalet me kaq. Pas votimi Meta ka kërkuar votën e tyre për të ndryshuar Shqipërinë.

Angazhimi më madhor i Konventës, që Shqipëria duhet t’i përkasë të rinjve. Në fushatat e fundit që bëja para se të zgjidhesha për president, flisja për mbështetjen e të rinjve e frymëzimin për të jetuar e punuar këtu. Nëse nuk mbajmë të rinjtë këtu është problem për të gjithë. Shqetësimet e mia dolën të vërteta.

Është rritur numri i qytetarëve që jetojnë të vetmuar. Dramë e madhe familjare shoqërore e kombëtare. Programi që kemi paraqitur sot është i realizueshëm. Nuk kemi premtuar të bëjmë mrekulli si në Danimarkë e Gjermani, por më të mirën siç kanë bërë fqinjët tanë. Jemi të qartë e të bindur në programin tonë. Sot i themi shqiptarëve, na jepni fuqi t’ju japim llogari. Fuqia juaj është referendumi”, theksoi ai.

Politike Meta Rama